Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'

Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'

Taulant Balla duke marrë Titullin e Mirënjohjes

Komuna e Deçanit në Kosovë nderoi me Titullin e Mirënjohjes Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. Ky nderim iu dorëzua ministrit nga kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, me motivacionin “Për angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar”.

Dhënia e këtij titulli bazohet gjithashtu në kontributin e tëdhënë nga Balla gjatë vitit 2024 si Ministër i Brendshëm në zbatimin e marrëveshjeve të lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe në hapjen e vendkalimeve të reja kufitare.

Gjithashtu, siç vlerësoi Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, Balla ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e raporteve bashkëpunuese mes përfaqësuesve politikë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Preshevë dhe Diasporë.

"Nder i veçantë për mua titulli i Mirënjohjes nga ky qytet me motivacionin: Për angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar" u shpreh ministri Balla, i cili vlerësoi dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe ish-komandantët e UÇK-së në Hagë.

Në këtë ceremoni tradicionale në një kullë të Rrafshit të Dukagjinit u nderuan gjithashtu Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dhe personalitete shqiptare në diasporë.

Ceremonia u organizua në Kullën e Beqë Likës në Deçan, ku ishte i pranishëm edhe politikani i kësaj treve, ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri/ Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri/ Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi