Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, ministri Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi në kufi! Proda-vartësve: S'dua pengesa artificiale!

Nga Kakavija, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ku ishte për të inspektuar hyrje-daljet për festa, deklaroi se konstatoi që pala greke këtë vit ka marrë masa më të mira, ndryshe nga vitet e tjera.

I shoqëruar edhe nga kryepolici Ilir Proda, ai pati takime me përfaqësues të palës greke, ndërsa përmendi edhe një takim me ambasadoren greke disa ditë më parë, të cilës sipas tij i kërkoi më shumë vëmendje për lehtësimin e fluksit për festa. 

“Sot bashkarisht me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe drejtorin e departamentit të Policisë Kufitare vizituam pikën kufitare të Kakavijës. Në inspektim pata mundësinë të takoja edhe drejtuesit e policisë greke që ndava disa shqetësime. Javën e kaluar pata një bisedë me ambasadoren greke mbi planin e masave për të përballuar fluksin e qytetërëve shqiptar në pikën kufitare Kakavijë dhe pikat e tjera. Masat janë marrë në përballimin e këtij fluksi.

Bashkë me drejtuesin e policisë greke vizituam edhe qendrën e kordimimit, e cila është ngritur në zbatim të marrveshjeve ndërqeveritare, funskionon si e tillë në bashkëpunim me forcat greke dhe shqiptare. Falënderoj përfaqësuesit e Frontex-it. Në bazë të marrëveshjes që kemi nënshkruar me Frotenx-in dhe qeverisë shqiptare për migracionin e paligjshëm. Kemi pasur suksese në nivele shumë të mira, emigracioni i paligjshëm është ulur deri në 60%", tha Hoxha.

Më tej Hoxha bëri thirrje që të gjithë qytetarët të zbatojnë udhëzimet e policisë së shteetit gjatë kalimit në pikat kufitare.

“Bashkëpunimi midis policive është i ndërsjelltë ka prioritet lehtësimin e lëvizjes së qyterarëve. Ketë vit kemi një përmirësim sa i përket menaxhimit të kalimit të qytetarëve në pikat kufitare", shtoi ai.

Teksa u pyet për shpërblimin e Policisë për festat e fundvitii Ministri nënvizoi se beson se Këshilli i Ministrave do të miratojë këtë projekt-vendim nesër (30 dhjetor)                 

“Ministria e Brendshme ka bërë një propozim për heqjen e kritereve dhe përjashtimit të policisë së shtetit për sa i pëtket një kriteri i cili që vitet e tjera nuk ka qenë për shkak të buxhetit. Të hënën Këshilli i Ministrave do të miratojë projekt-vendimin të cilin kemi propëzuar për shpërblimin e Policisë së Shtetit. Orët shtesë dhe suplementare janë të përfshira", përfundoi ai.

Edhe kryepolici Proda pati një takim me kreun e Kufirit të janinës, të cilit i kërkoi që të punohej me numër të njëjtë sportelesh në hyrje e dalje të Greqisë, si në kufirin shqiptar. Gjithashtu dha porosi për vartësit që të mos krijonin vonesa artificiale për qytetarët dhe të lehtësonin lëvizjen me shërbimin në kohë.

“Të gjithë në detyrë; asnjë pengesë artificiale nuk dua të vijë nga strukturat tona. Vlerësim maksimal, çfarë të kemi mundësi tua lehtësojmë lëvizjen. Bashkëpunoni me homologët, që lëvizja të jetë e njëtrajtshme nga të dyja anët e kufirit", u shpreh kryepolici ndër të tjera.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:40
Proda inspekton Kakavijën dhe urdhëron vartësit: Asnjë pengesë artificiale për qytetarët në kufi, lehtësoni lëvizjen dhe bashkëpunoni me homologët

Kryepolici Ilir Proda dhe ministri Ervin Hoxha, gjatë inspektimit në kufi dhe takimit me palën greke

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, u ka kërkuar nga Kakavija të gjitha shërbimeve të Policisë Kufitare angazhim maksimal për të eliminuar çdo pengesë artificiale, duke ju krijuar lehtësirat ligjore qytetarëve që përdorin pikat e kalimit kufitar.

Proda u shpreh:

“Me kënaqësi e them që nga strukturat e Policisë Kufitare në të gjithë Shqipërinë, jam shumë i kënaqur, padyshim edhe nga struktura juaj këtu në Kakavijë, ku nuk mund të lë pa përmendur bashkëpunimin e shkëlqyer me FRONTEX. Këto janë momente ku qytetarët tanë kthehen për të festuar vitin e ri në shtëpitë e tyre. Këto janë ditë festash dhe për të gjitha shërbimet e Policisë Kufitare kërkohet më shumë angazhim”.

Ndërsa më tej theksoi detyrat që kanë uniformat blu në shërbim të qytetarëve dhe për të lehtësuar lëvizjen.

“Të gjithë në detyrë; asnjë pengesë artificiale nuk dua të vijë nga strukturat tona. Vlerësim maksimal, çfarë të kemi mundësi tua lehtësojmë lëvizjen. Bashkëpunoni me homologët, që lëvizja të jetë e njëtrajtshme nga të dyja anët e kufirit. Edhe njëherë, ju uroj festat gjithë punonjësve dhe familjeve të tyre, qytetarëve, gjithë bashkatdhetarëve që vijnë për të festuar vitin e ri dhe, pa diskutim, edhe gazetarëve që kontribuojnë në përcjelljen e punës tonë dhe të mesazheve te qytetarët!”, u shpreh kryepolici.

Ndërkohë, gjatë bisedës me Drejtorin e Policisë Kufitare të Janinës, Diamantis Dimitrios, Proda i kërkoi që në pikën e kalimit në palën greke të punohet me të njëjtin numër sportelesh, duke mundësuar lëvizjen e njëtrajtshme dhe eliminimin e radhëve në hyrje apo dalje.

Xh.K/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polo: 29/12/2024 15:12

    Po policet i le Pa lek

    Përgjigju
  • Gazepi: 29/12/2024 12:49

    Po o Vin rrila po vazhdo me inspektimet ti nderkohe gropa thellohet perdite. Te fala Maxhunit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Fishekzjarrët ndriçojnë qiellin ndërsa bota mirëpret Vitin e Ri 2025

Fishekzjarrët ndriçojnë qiellin ndërsa bota mirëpret Vitin e Ri 2025