Balla në Report Tv: Demokratët të na bashkohen ta çojmë për skrap 'sh.p.k e Ilir Metës'! Largimet nga LSI? S'do promovohen nga PS në përfaqësim (VIDEO)

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla nga studio e Report Tv u ka bërë thirrje demokratëve që të bashkohen “për të çuar për skrap” LSI-së, ose siç ai e quajti “sh.p.k e Ilir Metës. Kjo pasi sipas tij, do të ndihmonte edhe vetë demokratët që të shpëtonin nga ky bashkëpunim, teksa sqaroi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama mbi planin që tha se ka pasur me Bashën në 2017.

“Në zgjedhjet e qershorit të 2017 në të gjitha sheshet e Shqipërisë, Basha është zotuar se SHPK e Ilir Metës, do e cojë për skrap dhe epitete të tjera që realisht unë si kundërshtar nuk mi nxë goja, sikurse Basha i lë të gjitha punët pa mbaruar, unë mendoj se jemi dakord që kjo sh.p.k duhet të shkoj për skrap, dhe u bëj thirrje demokratëve që ta çojmë sh.p.k e Metës për skrap dhe çdo votë e juaja për Lulin, shkon për Metën dhe është koha që të shpëtojmë PD dhe këta të tre, t’i heqim, Rama meriton qeverisjen”, tha Balla.

Ndalur te largimet e LSI-së, mes tyre emra si Nasip Naço apo Lefter Koka, Balla u tregua i prerë se nuk do të promovohen nga PS-ja në përfaqësimin e saj. 

“Nuk është e vërtetë që PS do të promovojë në përfaqësimin e vetë ata që ikin nga LSI. Ka një shkërrmoqje të LSI-së. Për të gjithë ata që nuk e dinë, LSI lindi si një parti politike pas një shkëputje nga PS në vitin 2004”, tha Balla.

Balla zgjodhi që të mos bënte asnjë parashikim se sa mandate mund të marrë PS-ja në qarkun e Elbasanit më 25 prill, por shtoi se ndryshimi nuk është kurrsesi treshja “Kryemadhi-Basha-Meta”.

“Qytetarët do dinë të bëjnë dallim, por është në dorën e tyre të vlerësojnë nëse ne kemi bërë punën që duhet, unë besoj se dallimi është i dukshëm, nuk ëhstë ndryshim të kthehet se Berisha, Meta e Monika apo te Luli që nuk premton asgjë. Puna jonë, forca dhe fuqia transformuese e Ramës, që ka dhënë kontributin e tij, përballë nesh kemi një fazë të re se kemi tejkaluar me sukses pjesën më të vështirë të përballjes, kohë të vështira kanë nevojë për udhëheqje të sigurt, ne shqiptarët të mos dallojmë rëndësinë që ka për të vazhduar këtë proces, rimëkëmbja e ekonomisë”, tha Balla.

VIDEO/Intervista e plotë 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:25
Balla: Meta që nga dita e parë në presidencë nuk ka reshtur së bëri fushatë! Rast i rrallë (VIDEO)

Për numrin 2 të PS-së, Taulant Balla, presidenti Ilir Meta nuk ka reshtur që nga dita e parë që kur ka hyrë në presidencë së bëri fushatë. 

“Ilir Meta që ditën që është zgjedhur president i Republikës vazhdoi të drejtonte partinë e tij, kujton Metën që u drejtohet mbështetësve, për ta akuzuar për marrëveshjen e 17 majin, se demokratët duhet të udhëhiqen nga një lider si Berisha jo Basha, nuk kam pasur asnjë dilemë, është një rast i rrallë, ndoshta i vetmi në Europë, ku bashkëshorti është presidenti  dhe bashkëshortja kryetare e partisë, kjo është LSI që sot është në atë dergje ku është, por është çështje e tyre nuk kam pse të ndërhyjë”, tha Balla.

Ora 18:19
Largimet nga LSI drejt PS-së, Balla: Janë të mirëpritur, por nuk do i promovojmë në përfaqësimin tonë (VIDEO)

Duke folur mbi largimet e anëtarëve të LSI-së dhe bashkimit të tyre me PS-në, Taulant Balla tha se janë të mirëpritur por ata nuk do i promovojnë në përfaqësimin e saj. Ndërkohë për PD-në, Balla tha se është një parti së cilës i mungon lidershpi, ekipi si dhe programi.

"PS është partia më e madhe në vend dhe mirëpret këdo që do të japë një kontribut por gjithmonë sipas një rregulli. Nuk është e vërtetë që PS do të promovojë në përfaqësimin e vetë ata që ikin nga LSI. Ka një shkërrmoqje të LSI-së. Për të gjithë ata që nuk e dinë, LSI lindi si një parti politike pas një shkëputje nga PS në vitin 2004. Për shkak të reflektimit të tyre, të humbjes së arsyes së ekzistencës së LSI-së, mendoj që çdokush që e quan veten progresist të majtë, dhe do të çojë Shqipërinë përpara, mendoj se është zgjedhja e duhur të mbështesë PS-në. Kundërshtari i PS janë ata zyrtarët që nuk bëjnë shërbimet si duhur ndaj qytetarëve. PS është e vetmja alternativë që qytetarët mund të investojnë besimin e tyre. Sot shumica e qytetarëve shqiptarë nuk mund ta investojnë votën në parti që nuk ka asnjë lidhje me politikën. Unë besoj që shumica e qytetarëve ndajnë me mua këtë këndvështrim. Që një forcë politike të jetë e besueshme duhet të plotësojë tre kushte, figurën e një lideri, një ekip bashkëpunues si dhe një program.

Ne nuk jemi me një projekt 4-vjçar por të çojmë përpara një gjeneratë. PD nuk ka as lidership, as ekip e as program. Rrëzimin e PS-së e kanë në dorë vetëm qytetarët. Asnjëherë nuk kanë gabuar me votën e tyre. Ata kanë ndëshkuar aty ku duhej ndëshkuar. PS është e vetmja forcë politike dhe jam krenar që gjatë gjithë historisë së saj nuk i ka bërë keq kombit të tyre. Sot PD është në një pozit të vështirë për shkak të mungesës së lidershipit. 7 vite e gjysmë në opozitë duke çuar letra në dyert e qytetarëve duke pyetur se çfarë hallesh kanë. Janë aq qesharak saqë qytetarët shqiptarë nuk as kohën për të humbur me këta. Unë kuptoj se prej ditësh PD po ngre alibitë e humbjes. Dëgjova një përfaqësues të PD-së i cili thoshte se PS po manipulon listat. Kjo nuk është aspak e vërtetë" - tha Balla.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tenderi: 03/02/2021 06:41

    A miri ndonje tender pastrimi Sadriu, o shoku Tao, se te duhen leke per zgjedhjet.

    Përgjigju
  • Moza: 02/02/2021 22:32

    Ti je për të shkuar për skrap per vete bashkë me Gjergj Lucën që të ka kap si peshk ty Fajin e kemi ne që nuk të lamë të shqyente Sali Berisha o palaço

    Përgjigju
  • Gafurri: 02/02/2021 21:23

    Balla eshte politikani me I urryer per popullin menyra se si diskutohet ose flet eshte shume fallco dhe jo bindese pasqyra e BALLES eshte Nafije Spiropali me keta te dy PS do SHKOJE POSHTE

    Përgjigju
  • [email protected]: 02/02/2021 21:21

    Ti rruash t*pet Ilirit dhe lesht e pi**it Mones Taulant.35 mandate mer LSI dhe Iliri Kryeminister

    Përgjigju
  • tosi: 02/02/2021 21:10

    Rrnofte e,qofte Nafije falxhorja sudja e leshitlikes dhe shkofte ne te s'emes me 25 prill bashke me shurreufullen Brisida dhe shalegjaten dymetroshe koka me qoshe kajda gjoshe

    Përgjigju
  • Eri: 02/02/2021 20:56

    Balla eshte nje nga politikanet me te mire qe PS ka sot per sot. Shpresoj qe ne mandatin e ardhshem te caktohet Kryeminister.

    Përgjigju
  • Shqipëria: 02/02/2021 18:12

    Varrezat e Librazhdit kur do jepen me koncesion?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave