Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, thotë se koalicioni qeverisës nuk është në krizë. I ftuar në "5 pyetje nga Babaramo" në Report TV, Balla komentoi tensionet e fundit brenda mazhorancës si dhe
shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.
Sipas Ballës, kritikat e ministrave të LSI-së ndaj atyre të PS-së duhet të ishin adresuar në rrugë institucionale dhe jo nëpër ekranet e televizioneve. Ai sqaroi se shkarkimi i Ylli Manjanit dhe emërimi i Petrit Vasilit u bënë në konsensus të plotë mes PS-së dhe LSI-së.
"Ministrat kanë të gjithë mundësinë që kritikat e tyre t'i bëjnë në mbledhjen e qeverisë, pranë Kryeministrit, pranë kryetarit të Kuvendit, të cilët janë dy bashkëkryetarët e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ajo që do të theksoja se s'ka qenë e mirë dhe nuk është e pranuar, është që një ministër të kritikojë kolegun e tij në qeveri në këto rrethana. Pra, nëse ke dështuar që shqetësimin tënd ta ngresh në struktura, nëse një ministër socialist do të kritikonte një ministër të LSI-së në publik, pa e ngritur atë në mbledhje të qeverisë, grupit parlamentar socialist, pa i kërkuar një takim kryetarit të grupit parlamentar të LSI apo të kryetarit të LSI dhe kryetarit të Kuvendit, atëherë merr vlerë kritika, pasi në të kundërt tregon sesi hidhet një inat personal, apo është një lojë politike me të cilën nuk ka kohë të merret njeri", u shpreh Balla.
Deputeti socialist theksoi se koalicioni me LSI-në do të vijojë dhe në këtë funksion, sipas tij, LSI është ftuar për të vijuar koalicionin edhe për zgjedhjet e 18 qershorit.
"LSI-në e kemi ftuar në dhjetor të vitit të kaluar që të firmosim përsëri një kontratë për të bashkëqeverisur. LSI le të bëjë zgjedhjet e veta në të drejta te tyre për të zgjedhur. Ne si PS jemi të bindur që kemi ditur në mënyrën sesi kemi qeverisur këtë vend, në mënyrën sesi kemi çuar përpara reforma shumë të rëndësishme, të bindur që e kemi futur Shqipërinë në rrugën e duhur në çdo sekond. Aleanca për Shqipërinë Europiane do të vijojë edhe në prill, do të vijojë edhe në shtator, për të çuar përpara reformat që kemi nisur", theksoi Balla.
Ndërkaq, në cilësinë e kryetarit të komisionit hetimor për CEZ, Balla kujtoi se dëshmitarët të cilët kanë refuzuar komisionin do shoqërohen me forcë nga policia.
Për të dëshmuar është thirrur edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili do dëshmojë përpara deputetëve pasditen e 1 shkurtit.
5 pytje nga Babaramo - I ftuar Taulant Balla ( pjesa e 1 )
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.6%
-
Jo
41.5%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1861
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Argita Malltezi tha se iu referua mediave për akuzat ndaj gjyqtares Gjoka, Romeo Kara: Madam non grata, edhe unë atyre iu referova për trafikun e Shkëlzenit me Landin e Jasharit
9 Janar, 12:27
-
Debat në ‘Studio LIVE’, Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha? Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime
27 Dhjetor 2024, 17:55
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor 2024, 09:32
-
Rrëfimi i Packouz për Gërdecin, Doçi në Report Tv: Shkëlzen Berisha pronar 'de facto' i biznesit vdekjeprurës, loboi për ta ngritur! Vdekja e dyshimtë e Trebickës
10 Dhjetor 2024, 18:11
-
Gërdeci/ Rrëfimi tronditës i Packouz për median amerikane: Shkëlzen Berisha në takim kur negociuam çmimin e fishekëve, si ‘hoqëm qafe' Trebickën nga biznesi! Vdekja e tij e dyshimtë! (VIDEO)
9 Dhjetor 2024, 21:03
-
Avokati Beqiri në Report Tv: SPAK do nisë Hetimet edhe për Argitën dhe Shkëlzen Berishën! 23 dosje për Metën ‘flenë’ në qeveri
15 Nëntor 2024, 19:53
-
'Video e Shkëlzenit te zyra e Priftit!' Gazetari Doçi zbulon në 'Studio Live': Si e shantazhoi Meta, Berishën, kur ia kopsiti dosjen në 2009! Noka në hetim pasuror! Nga i pastrehë, me pasuri 1 mln euro
4 Nëntor 2024, 19:22
-
U përjashtua nga protesta e partisë së tij, Berisha: Greva e ngujime! Argita mungoi, Malltezi asnjë reagim në rrjete! Në terren vetëm Shkëlzeni
8 Tetor 2024, 17:35
-
VIDEO/ Shkëlzen Berisha në protestë, i rrethuar me një tufë truprojash
7 Tetor 2024, 19:38
-
‘Martinaj 100 mijë € për fushatë Gazit’? SPAK nis verifikimet për mesazhet që i mbërritën Bardhit, i këqyrin telefonin! Deputeti: Prokuroria më konfirmoi se janë false, shantazh
2 Tetor 2024, 13:41
-
Mero Baze: Dosja që zbulon një familje batakçinjsh
15 Shtator 2024, 22:47
-
Dosja/ Malltezi dhe Argita paguan 550 mijë € për gjyqet e Berishës ‘non grata’, 52 mijë € për Shkëlzenin! SPAK tregon pagesat e dhëndrit pasi e favorizoi të privatizonte ish-klubin Partizani
15 Shtator 2024, 07:36