Deputetët kërkojnë më shumë transparencë sa i takon Organizatave të Shoqërisë Civile, që përfitojnë fonde nga buxhetit i shtetit, apo nga organizmat ndërkombëtarë. Majlinda Bregu dhe Taulant Balla, përkatësisht kryetarja dhe nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Integrimit, kanë kërkuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale informacion se cilat janë OJF-të që kanë përfituar fonde.
Bregu ka aluduar se përfitues janë organizatat pranë forumeve rinore politike, ndërsa Balla është shprehur se OJF-të, bëjnë vetëm seminare në kryeqytet, e nuk dalin në terren pranë shtresave vulnerable të cilat përfaqësojnë. Balla tha se edhe shoqëria civile tek ne është kthyer në një monopol, kur për një çështje flet vetëm një OJF prej 25 vjetësh.
“Edhe shoqëria civile tek ne është kthyer në monopol. Bëjnë vetëm simpoziume në “Rogner”, por të ketë shkuar ndonjëherë në terren të qajë ndonjë hall me grupet vulnerable që gjysmë përfaqëson. Duhet po ashtu transparencë për fondet që shpenzon shoqëria civile nga buxheti i shtetit dhe organizatat evropiane. Fondet për komunitetin rom dhe egjiptian shkojnë më shumë seminare sesa tek hallexhinjtë”,- tha Taulant Balla.
Ky debat erdhi në Komisionin e Integrimit, pasi qeveria ka sjellë në Kuvend një projektligj për krijimin e Këshillit Kombëtar te Shoqërisë Civile, çka ka shërbyer që deputeti socialist Taulant Balla të shprehë vërejtje ndaj OJF-ve dhe shpenzimeve të fondeve prej tyre. “Iniciativa shumë e mirë, por do të sillja një problem që do të dalë. Ka lidhje me përbërjen. E njëtrajtshme mes qeverisë në 13 anëtarë dhe 14 anëtarë në Shoqërinë Civile. Problemi është tek përzgjedhja e përfaqësuesve të Shoqërisë Civile. Procesi të jetë i zgjeruar dhe transparent”,-tha Balla.
Zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale, Gentjana Sula, e mbrojti projektligjin duke thënë se është marrë modeli i Kroacisë. “Qeveria kërkon ngritjen e Këshilli Kombëtar të Shoqërisë Civile. Kontributi i saj ndër vite është i madh, ndaj duhet ky këshill. Ai përbëhet nga shoqëria civile, qeveria dhe Këshilli Ekonomik. AMSHC-ja do të jetë një sekretariat brenda këtij këshilli. Do të rrisë transparencën dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile sidomos ndaj objektivave integruese”,-tha Sula.
Akuza për shpërdorimit e fondeve nga OJF-të ngriti dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, ku u diskutua dje drafti i qeverisë. “A mund të garantojë pavarësinë e Shoqërisë Civile ky këshill kur drejtohet nga një ministër? Pse mbledhjet e tij duhet të bëhen në Kryeministri? Nga informacionet që unë kam, fondet u janë shpërndarë atyre OJF-ve të lidhura me forumet rinore të partive politike,”-tha Majlinda Bregu. Ajo tha se do t’i kërkojë ministrisë së mirëqenies sociale informacion për shoqatat përfituese.
“Komisioni do të kërkojë me shkresë zyrtare informacion nga ministria se kush janë OJF-të që kanë përfituar nga fondet e buxhetit të shtetit, apo nga ato të Bashkimit Evropian. Se në shumë raste, ndodh që ato shkojnë për shoqatat e forumeve rinore”,-tha Bregu.
Zëvendësministrja Sula garantoi se do të ketë një informacion të plotë dhe transparent, dhe pse AMSHC-ja nuk komandohet nga Ministria e Mirëqenies Sociale.
Debatet
Gentjana Sula: Qeveria kërkon ngritjen e Këshilli Kombëtar të Shoqërisë Civile. Kontributi i saj ndër vite është i madh, ndaj duhet ky këshill. Ai përbëhet nga shoqëria civile, qeveria dhe Këshilli Ekonomik. AMSHC-ja do të jetë një sekretariat brenda këtij këshilli. Do të rrisë transparencën dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile sidomos ndaj objektivave integruese.
Taulant Balla: Iniciativa shumë e mirë, por do të sillja një problem që do të dalë. Ka lidhje me përbërjen. E njëtrajtshme mes qeverisë në 13 anëtarë dhe 14 anëtarë në Shoqërinë Civile. Problemi është tek përzgjedhja e përfaqësuesve të Shoqërisë Civile. Procesi të jetë i zgjeruar dhe transparent. Edhe shoqëria civile tek ne është kthyer në monopol. Bëjnë vetëm simpoziume në “Rogner”, por të ketë shkuar ndonjëherë në terren të qajë ndonjë hall me grupet vulnerable që gjysme përfaqëson. Duhet po ashtu transparencë për fondet që shpenzon shoqëria civile nga buxheti i shtetit dhe organizatat evropiane. Fondet për komunitetin rom dhe egjiptian shkojnë më shumë seminare sesa tek hallexhinjtë.
Majlinda Bregu: A mund të garantojë pavarësinë e Shoqërisë Civile ky këshill kur drejtohet nga një ministër? Pse mbledhjet e tij duhet të bëhen në Kryeministri? Nga informacionet që unë kam, fondet u janë shpërndarë atyre OJF-ve të lidhura me forumet rinore të partive politike.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com