Balla: Partitë të mos bëjnë debate! Kandidatë me numra në fletë votimi, të jetë e menaxhueshme, jo ‘sa një tavolinë’ (VIDEO)

TIRANË- Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla i bëri thirrje partive të mos bëjnë debat për fletët e votimit. Ai tha se kandidatët për deputetë në qytete e mëdha duhet të jenë me numra, në mënyrë që fleta e votimit të jetë e menaxhueshme dhe jo “sa një tavolinë”

“Unë nuk do doja që partitë politike të hyjnë në një diskutim të tillë. I takon KQZ që të përcaktojë një fletë votimi që të jetë e thjeshtë për qytetarët dhe që mos të çojë asnjë votë të pavlefshme. Në këtë këndvështrim, dua të them edhe një herë vlerësimin tone se për herë të parë qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi që të votojnë për kandidatin që ata duan dhe jo vetëm për subjektin politik. Fleta e votës do të jetë e përbërë nga dy pjesë, kandidati por dhe pjesa tjetër, me numra apo shkurtime, që e cakton KQZ. Eksperienca ka tregtuar qe të përdoren numrat për të arritur në formësimin e një flete votimit të vogël, për t’u administruar”, tha Balla.

Lidhur me Tom Doshin, Balla theksoi se PS e ka përjashtuar me kohë nga partia. 

Unë këtë përgjigje kam dhënë në 2015 kur ish-deputeti i PS, Tom Doshi me vendim të grupit parlamentar të PS është përjashtuar dhe dua t’ju them që pyesni kryetari ne partisë së zotërisë lidhur me këtë. Për sa i përket PS-së jo vetëm që ka bërë procese të shkëlqyera të verifikimit të kandidadurave, pasi ndërmori një proces historik për t’iu dhënë vajzave dhe djemve të rinj dhe ekspertëve të fushave të ndryshme që kontributin e tyre për Shqipërinë ta japin përmes përfshirjes në listat e kandidatëve për deputetë të ekipit fitues. Përgjigja e Edi Ramës si kreu i PS, e imja si sekretari i përgjithshëm është brenda strukturave të PS. Në selinë e PS në 2015 ka hyrë dhe Ilir Meta, Petrit Vasili dhe Shpëtim Idrizi, nuk hyj fare në këto diskutime. Sot PS kandidon në zgjedhjet e vitit 2021 pa asnjë aleancë me asnjë parti. E vetmja aleancë janë qytetarët, me të cilët kemi ndërtuar një raport bashkëqeverisje. Ne do të kemi shumë shpejt gati programin tonë të Shqipërisë 2013 me një plan afatshkurtër, 2021-2025 po me objektiva të qarta. Ne jemi në rrugën e duhur për të garantuar një qeverisje të qëndrueshme dhe për të garantuar marrëdhënien tonë kontraktuale me njerëzit e zakonshëm. Për të tjerat pyesni partitë e tjera.”, tha Balla.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 12/02/2021 16:04

    Kjo vota e emigranteve me duket pak absurditet. Pse u dashka vota e emigranteve, kur ata nuk kontribuojne zyrtarisht ne Republiken e Shqiperise?! Ju do thoni po remitancat cfare jane? Remitancat jane para qe emigrantet ua dergojne te afermve ne Shqiperi, ose thjeshte zgjedhin Shqiperine per te depozituar kursimet e tyre neper banka. Por kaq.. Sepse mua me duket e tepert dhe e pakuptimte qe emigranti qe jeton dhe punon dhe paguan taksa atje ku eshte, te vendose se cila parti apo cili politikan do me drejtoje mua dhe qytetin tim ku jetoj. Nese ka nje interes emigranti, eshte vetem interesi i depozitave bankare, ose cmimi i banesave. Dhe meqe ra fjala tek banesat, po ju them qe jane pikerisht ato remitanca te emigranteve qe cmimet e banesave jane kaq shtrenjte. Sepse askush ne Shqiperi nuk mund te bleje nje apartament aq lehtesisht, pa hyre ne nje kredi te majme. Ndersa emigranti vjen pas pak vitesh dhe e blejn me para ne dore, dhe kjo ka sjell rritje cmimesh. Pra si perfundim emigranti nuk ka te drejte te vendose nga jashte per jeten time ketu, perkundrazi ne nje fare menyre emigranti ka kontribuar ne rritjen e cmimeve te banesave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave