Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar dhunën në protestën e thirrur nga Sali Berisha, duke shkruar se ajo nuk ndodh rastësisht në një ditë kur udhëheqësit e Kosovës përballen me akuza të trilluara në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla thotë se të njëjtën gjë Berisha ka bërë edhe në shkurt të vitit 1999, kur udhëheqësit e Kosovës firmosën Marrëveshjen e Rambujesë.

Sipas Ballës, si sot, edhe atëherë Berisha sulmoi institucionet e Shqipërisë, për të devijuar vëmendjen ndërkombëtare nga ajo që po ndodhte me Rambujenë.

“A është rastësi që si në Shkurt 1999 kur udhëheqësit e Kosovës firmosnin Marrëveshjen e Rambujesë, ashtu edhe në Shkurt 2026 kur udhëheqësit e Kosovës përballen e akuza të trilluara në Hagë, Sali Berisha sulmon institucionet e shtetit shqiptar?!”, ka shkruar Balla në postimin e tij.


Lajmi kryesor:

Protesta e dhunshme e Berishës/ Koçiu: Barbare, synimi të lëndonin policët! Braçe: Përpjekje për të vrarë shërbyesit e shtetit