Kuvend është shqyrtuar projektvendimi “për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, ‘për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore’”.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se PS do të votojë kundër kësaj nisme, pasi sipas tij, kërkesa e opozitës është anti-kushtetuese.

Balla tha se Kuvendi nuk mund të ndërmarrë hetime penale dhe se deputetët s’mund të jenë prokurorë e gjykatës.

“Në fakt ishte e mjaftueshme fjala e Blushit, për të kuptuar se nuk kemi të bëjmë me një kërkesë për një Komision Hetimor. Jemi jashtë parlamentarizmit, por po shkojmë në marrjen e kompetencave të autoriteteve të tjera. Në bindjen tonë, mbi të cilën motivojmë votimin kundër kësaj kërkese, kërkesa juaj bie ndesh zoti Blushi me nenin 77 që ju cituat dhe shoqëruar kjo me jurisprudencën e konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese shqiptare dhe praktikat kushtetuese të Parlamenteve të BE-së. Në disa vendime të GJK, e drejta e hetimit realizohet vetëm brenda funksionit të kontrollit parlamentar. S’mund të marrë Kuvendi hetim penal. S’janë deputetët prokurorë e as gjyqtarë”, tha mes të tjerash Balla.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ S’ka komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, mazhoranca rrëzon nismat e opozitës! Balla: Parlamenti nuk kryen hetime penale