Balla pohon se ka pasur takim me zyrtarin e FBI-së: S’do i thoja jo, mund ta kenë takuar edhe anëtarë të opozitës

TIRANË- Kreu i Grupit të PS-së Taulant Balla ka pranuar se e ka zhvilluar një takim me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal. Pas mbledhjes së grupit, Balla tha për gazetarët se e ka takuar McGonigal në cilësinë e zyrtarit të FBI-së dhe se nuk do i thonte jo një takimi të tillë. Sipas Ballës, në atë takim është folur për marrëdhëniet e shkëlqyera mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

I pyetur nga gazetarët se përse McGonigal është takuar vetëm me socialistët, Balla u shpreh se mund ta kenë takuar edhe anëtarët e opozitës.

“Edhe unë e kam takuar ku kemi ndarë dhe diskutuar në funksion të marrëdhënieve të shkëlqyera të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Askush nuk do i thoshte jo një takimi të tillë në cilësinë e atij pozicioni zyrtar, kanë qenë takime të formës së bashkëpunimit gjatë kohës që ka qenë në detyrë, pas kësaj kohe që nuk ka qenë në detyrë nuk e kam takuar. Në këtë histori nuk mban përgjegjësi asnjë autoritet shqiptar sa kohë është në kuadrin e një takimi në funksion të punës. Ne kemi komunikuar së fundmi me FBI-në për sulmet kibernetike, imagjinoni sikur dikush të arrestohej tani nga FBI-ja? Mund të ketë takuar edhe anëtarë të opozitës nuk e di pyesni”, tha Balla.

Ky reagim i Ballës kundrejt opozitës vjen pasi këta të fundit e kanë akuzuar Ramën dhe socialistët se kanë lobuar kundër tyre përmes zyrtarit të FBI-së. Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës në kohën e komunizmit, dhe mosdeklarim të shumës së dollarëve, për të cilat ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • artani: 30/01/2023 16:32

    cfare ke didkutuar me te mor shkerdhate....mot katnar i librazhdit....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet