Balla: Shkëlzeni shantazh PS
me gjykatën e kontrolluar nga babi

Balla: Shkëlzeni shantazh PS <br />me gjykatën e kontrolluar nga babi
TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me deklaratat e djeshme të Shkëlzen Berishës, djalit të Kryeministrit Berisha. Në një njoftim për media Balla shprehet se dje “familja e Saliut vazhdon t’i hakërrehet opozitës pasi Saliu nxori djalin për të shantazhuar PS-në me gjyqin e radhës në gjykatën e kontrolluar prej babit.

Balla u shpreh se PS-ja nuk do të zmbrapset nga pyetjet për pasurinë e dyshuar të familjes Berisha, duke theksuar se vetëm 175 ditë na ngelen për ta larguar nga sytë Kryeministrin Berisha.

“Familja e Saliut vazhdon t’i hakërrehet opozitës ndërkohë që ne nuk zmbrapsemi nga pyetjet tona për pasurinë e dyshuar të kësaj familjeje. Dje Saliu nxori djalin për të shantazhuar PS me gjyqin e radhës në gjykatën e kontrolluar prej babit. Sipas Shkëlzenit PS po shpif, por fakti është që PS ka lexuar fjalë për fjalë dhe shifër për shifër vetëm deklaratat e pasurisë të familjes Berisha. Viti që vjen pasnesër është viti i ndryshimit për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Në këtë vigjilje të një Viti të Ri që do ta ndajë Shqipërinë nga keqqeverisja e babëzia e Saliut, unë dua t'u uroj të gjithë shqiptarëve edhe pak durim. Edhe vetëm 175 ditë për ta larguar nga sytë një kryeministër që u thotë shqiptarëve se në ekonomi jemi të dytët në botë pas Gjermanisë, në zhvillim jemi të dytët në botë pas Kinës dhe në mirëqeverisje të dytët në botë pas Brazilit. Por vete Saliu ama se ka të dytin në botë si Kryeministër për budallallëqet që nxjerr nga goja”, shprehet Balla.

Më tej deputeti socialist ka ngritur disa pyetje në lidhje me deklaratat e pasurisë së familjes së Kryeministrit.

“Si ka mundësi që ndërsa advokon formalizimin e ekonomisë, vetë Saliu na paska një thes 10 milionësh në një cep të shtëpisë, të cilin pothuaj e kishte harruar dhe kish shtuar me dorë? Si ka mundësi që vajza e Kryeministrit zonja Argita Berisha na merrka 146 milionë lekë nga mësimdhënia? Vetëm pse babi është Kryeministër, e bija e tij na qenka edhe mësuesja më e paguar në botë. Kush janë universitetet që paguajnë tarifa të tilla, që rivalizojnë me universitetet më prestigjioze në botë? Sa orë në vit jep mësim kjo zonjë, për të marrë këto lloj pagesash? Çfarë biznesi ka zhvilluar me pronat e paluajtshme i biri i Kryeministrit Shkëlzen Berisha për të fituar mbi 490 milionë lekë? Si i janë shtuar pasuritë me 100 mijë Euro më tepër sesa të ardhurat në një vit? Cilat janë bizneset që kanë ndihmuar, apo konsultuar juristja Argita dhe ndërmjetësi Shkëlzen? A nuk meritojnë një sqarim publik këto pikëpyetje rrëqethëse që lindin nga deklaratat e errëta të pasurisë së familjes së kryeministrit. Si munden këta njerëz t’i ikin përgjegjësisë publike të transparencës duke akuzuar në tym PS dhe Edi Ramën?”, deklaron Balla.


Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka