Balla: Si u largua Basha nga 
tryeza me negociatorin McAlliste

Balla: Si u largua Basha nga <br />tryeza me negociatorin McAlliste
I grupit parlamentar socialist, Taulant Balla informoi për mediat detaje nga tryeza e thirrur nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta me përfaqësues të partive politike. 

Balla theksoi se në fokus ishte informimi i partive për negociatat e zhvilluara një ditë më parë në prani të McAllister dhe Fleckenstein.

Deputeti socialist iu referua momentit kur Basha braktisi tryezën me zv/presidentin e PPE, David McAllister, për shkak se siç tha ai, iu kërkua të votonte Vettingun në Kuvend. 

"Kur ne ramë dakord me dy çështjet e reja, me kushtin që PD të vijë të votojë Vettingun, në atë moment, Basha është larguar nga negociatat në mënyrë jo korrekte, sa është thënë shumë qartë që pa votuar Vettingun nuk mund të ketë çështje të tjera. Dhe ajo që informoi tjetër Kryetari i Kuvendit është që sipas dokumentit të ofruar nga miqtë europianë, edhe procedura e ndjekur deri tani për të zgjedhur presidentin ka qenë procedura e vullnetit të mirë për gjetjen e një figure konsensuale me përfshirjen e opozitës dhe partive të tjera në këtë proces", u shpreh Balla.

Deklarata e Ballës:
"Kryetari i Kuvendit informoi përfaqësuesit e partive politike paralamentare, për të ardhur keq mungesa e opozitës, për të gjitha përpjekjet që dy bashkëkryetarët e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Rama dhe meta po bëjnë në mënyrë të vazhdueshme në shprehje të një vullneti shumë të mirë për të garantuar pjesëmarrjen e të gjitha partive politike në zgjedhjet e 18 qershorit, për të garantuar zgjedhje të lira dhe demokratike në 18 qershor.
 
Ne dje kemi pasur në Tiranë dy miq të shumë të mirë të Shqipërisë në PE, që në fakt shprehën edhe spektrin më të madh politik në PE, zv/presidentin e PPE, McAllister dhe zv/kreun e grupit të socialistëve në PE, Fleckenstein.
 
Në takimin e parë është prezantuar një dokument çështjes të rëndësishme për t'u adresuar nga të gjitha palët me qëllim garantimin e një procesi zgjedhor dhe fushate zgjedhore normale. Pas takimit të dy miqve me kryetarin e PD, është zhvilluar një raund tjetër bisedimesh.
 
Për fat të keq, në dy dhoma të ndara, do të kishim dashur të ishim në një dhomë, jemi njohur me dy çështje të reja, përveç dokumentit multidimensional sa i takon çështjeve të paraqitura, dy çështje të reja. Dy bashkëkryetarët e koalicionit, treguan gatishmërinë për të diskutuar edhe për çështje sensitive me liderin e opozitës, mundësitë e gjetjes së zgjidhjeve që kanë të bëjnë me gjetjen e hapësirave ligjore e kushtetuese për shtyrjen e zgjedhjeve, vetëm në respekt të kushtetutës e ligjit dhe për disa ndryshime në kabinetin e qeverisë për të krijuar mundësi për rritje të besimit të opozitës për kundrejt rolit që ka qeveria në proces zgjedhor. Shqipëria bën pjesë në atë grup vendesh ku qeveria bën zero interferencë në proces zgjedhor, sepse ka një institucion të pavarur siç është KQZ.
 
Nuk di arsyet pse PD bojkoton një tryezë parlamentare dhe kjo është në vijim të bojkotit. Kur ne ramë dakord me dy çështjet e reja, me kushtin që PD të vijë të votojë Vettingun, në atë moment, Basha është larguar nga negociatat në mënyrë jo korrekte, sa është thënë shumë qartë që pa votuar Vettingun nuk mund të ketë çështje të tjera. Dhe ajo që informoi tjetër Kryetari i Kuvendit është që sipas dokumentit të ofruar nga miqtë europianë, edhe procedura e ndjekur deri tani për të zgjedhur presidentin ka qenë procedura e vullnetit të mirë për gjetjen e një figure konsensuale me përfshirjen e opozitës dhe partive të tjera në këtë proces".

 
Do pranoni ndryshimin e Kodit pa opozitën?
Ne gjithmonë kemi qenë partizanë të respektit të një tradite të kahershme në ndryshimet e Kodit Zgjedhor që përfshijnë qoftë konsensusin e gjerë, qoftë certifikimin e çdo ndryshimi të Kodit.
 
Është kërkuar konsensun i gjerë nga partitë politike dhe certifikim nga OSBE/ODIHR. 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!