Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me zëvendës Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë, Markus Rinderspacher, ku janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Bavari dhe perspektivat e bashkëpunimit të mëtejshëm.
Përmes një postim në rrjetet sociale, Balla nënvizon se mes Shqipërisë dhe Bavarisë ekziston një marrëdhënie e veçantë në planin politik, ekonomik, arsimor, kulturor dhe historik, duke shprehur mirënjohje ndaj Qeverisë dhe Parlamentit të Bavarisë për mbështetjen e fortë ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian.
Më tej në shënimin e tij, Balla është ndalur edhe tek diaspora shqiptare në Bavari, ku jetojnë, punojnë e studiojnë shqiptarë.
“Në Bavari jetojnë e punojnë rreth 18 mijë shtetas shqiptarë dhe vlerësojmë lehtësimin e mëtejshëm të procedurave për lejet e qëndrimit, punësimit. Gjithashtu në universitetet e Bavarisë studiojnë mbi 800 studentë shqiptarë”, shkruan Balla.
Gjithashtu Balla përmend edhe prezencën e kompanive bavareze në Shqipëri dhe rritjen e turistëve gjermanë nga ky rajon, duke i cilësuar si tregues pozitivë të thellimit të lidhjeve ekonomike.
Në përfundim Balla thekson se me Zëvendës Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë, Markus Rinderspacher rënë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin parlamentar mes Shqipërisë dhe Bavarisë.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
“Me Landin e Bavarisë Shqipëria ka një marrëdhënie të veçantë në planin politik, ekonomik, arsimor, kulturor, por edhe historik duke kujtuar vizitat e Franz Josef Strauss në Shqipëri. Jemi mirënjohës Qeverisë dhe Parlamentit të Bavarisë për mbështetjen e fortë ofruar Shqipërisë në rrugën drejt BE. Në Bavari jetojnë e punojnë rreth 18 mijë shtetas shqiptarë dhe vlerësojmë lehtësimin e mëtejshëm të procedurave për lejet e qëndrimit, punësimit. Gjithashtu në universitetet e Bavarisë studiojnë mbi 800 studentë shqiptarë. Gjithashtu kemi një prezencë të kompanive bavareze në Shqipëri dhe një rritje të turistëve gjermanë nga ky rajon. Me Zëvendës Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë Markus Rinderspacher ramë dakord të intensifikojmë bashkëpunimin parlamentar”, ka shkruar Balla në postimin e tij në rrjetet sociale.
Komente












