Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla gjithashtu uroi drejtuesin e ri të SPAK, Klodian Braho duke e cilësuar procesin e përzgjedhjes si të denjë për një vend demokratik.

Ai shprehu krenarinë për kontributin e PS-së në këtë proces dhe uroj që punët e mira të nisura nga drejtuesi i mëparshëm, Altin Dumani, të vazhdojnë.

Balla komentoi edhe festën e 35-vjetorit të PD-së, ku tha se uron që për 36-vjetorin, të mos jenë kaq e hallakatur dhe se nëse do të ftonin edhe nga PS do të ishin pjesë e festës.

‘Doja ti uroja kolegët e PD që kanë ikur në festën e partisë së tyre, ta gëzoni 35- vjetorin dhe urojë që 36 vjetori mos t’ju gjejë kaq të hallakatur, po keni harruar traditën e vjetër që ftonit edhe kundërshtarët, nëse do të na kishit ftuar edhe ne do të kishim ardhur.

Dua të urojë punë të mbarë drejtuesit e ri të SPAK. Ishte një procesi që i ka hije një vendi demokratik. Mes 4 kandidatëve u zgjodh njëri që të drejtojë këtë institucion të drejtësisë dhe ne jemi krenar sepse kemi dhënë kontributë. Urojmë të vijoi më tej punët e mira të nisura nga Altin Dumani. U vaftë sa më mbarë’, tha ai.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Pr.buxheti 2026, rriten fondet për 12 institucione! Ekonomi: Nuk i pranuam amendimet e opozitës, se cenonin konsolidimin fiskal