Kuvendi i 11 dhjetorit, debati në Report Tv/ Balliu: Çdo qindarkë e 'Foltoreve' do bëhet transparente! Basha, 'Kim Philby' i pluralizmit, e shkarkojmë! Gjikondi: Berisha, varrmihësi i PD

Në studion e Report Tv mesditën e sotme u diskutua vizita e të dërguarit special të SHBA për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar. Ndër të tjera u diskutua se çfarë do ndohë me Kuvendet e PD. Në studio ishin të ftuar juristja Brisida Gjikondi dhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu.

Balliu mohoi akuzat e anëtarit të Këshillit Kombëtar, Roland Bejko i cili deklaroi mbrëmjen e kaluar në Report Tv se Basha është kërcënuar për të liruar selinë blu më 11 dhjetor. Ish-deputeti i PD i quajti mashtrime këto deklarata.

Më tej, ai theksoi se të gjitha shpenzimet e ‘Foltoreve’ të Berishës dhe Kuvendin e 11 dhjetorit, do bëhen të gjitha transparente nesër. Sakaq, ai theksoi se vizita e Escobar në Tiranë ishte mëse normale.

"Erdhi dhe para 11 dhjetorit, që Basha është kryetar i opozitës, mbase pas 11 dhjetorit nuk e takonte. Nëse marrim aspektin që takoi Bashën për të goditur Berishën, ai takoi dhe Ramën. Sipas kësaj logjike të Lulit dhe njerëzve të Lulit, amerika po merr Ramën dhe Bashën bashkë për të sulmuar  Berishën. Sipas logjikës që thotë Luli është që po takohet Luli me Ramën nga amerika për tu lufuar korrupsioni. Nëse ka ndonjë më të korruptuar, është Edi Rama, dhe Ahmetaj që është specialist i vjedhjes. Rama mban përgjegjësi për raportet që bën DASH për korrupsionin në Shqipëri. Unë jam tek 'Foltorja', mua më shtoheshin ditët e burgut, Bashës i shtoheshin ditët në vilat e Papulit të Ramës, s'mund të më thotë mua që jam i Edi Ramës. Papuli i kujt është, sipas Lulit është i Edi Ramës. Për shpenzimet e 'Foltoreve' do të bëhet transparencë nesër. Më 11 dhjetor shkarkojmë Bashën."-tha Balliu.

Juristja Brisida Gjikondi deklaroi se vizita e Escobar ka qenë e mirëmenduar dhe jo vetëm një mbështetje ndaj Bashës. Ajo theksoi se jo më kot, Escobar zgjodhi Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit për të vizituar Shqipërinë. Jursitja Gjikondi tha se Escobar injoroi Metën duke e vënë në një shtrat me Berishën ndërsa theksoi se shkarkimi i Presidentit është shumë afër.

"Ka qenë e mirëmenduar, jo vetëm mbështetjen ndaj Bashës. Dje ka qenë dita botërore kundër korrupsionit dhe nuk është zgjedhur më kot nga Escobar për të qenë në Shqipëri në këtë ditë. Mbështetja e Bashës është dhënë dhe me anë të Yuri Kim. Amerika, presidentët e shteteve të ndryshme nuk i nxjerr non grata sa kohë janë në fuqi. Kur ata shkarkohen ose largohen SHBA-të mund ta nxjerrin non grata sepse dihet që presidenti pavarësisht mund të jetë i kriminalizuar, përfaqëson atë shtet, atë popull. Shkarkimi i Metës është shumë i afërt në janar kur të mblidhet Kushtetuesja. Meta e sulmoi Kushtetuesen, po bën gati nxemjen. S'ka asgjë për të humbur dhe këtë lojë do bëjë. Amerikanët, Metën e Berishën po i vendosin në të njëjtën kuti këpucësh. Do ishte e ndershme të shtrihej goditja e SHBA ndaj së majtës shqiptare. Kanë kusure në shpërdorimin e pasurive kombëtare të shqiptarëve. Dita e ardhjes së Escobar para Kuvendit të Berishës, nuk është rastësi. Do e quaja më mirë 'Foltore' kryesore atë që ju e quani Kuvend. Kuvendi përbëhet nga delegatët dhe ka disa parametra."-tha Gjikondi.

Lidhur me Kuvendet e PD, Gjikondi deklaroi se PD është e përçarë, pavarësisht show-t dhe adrenalinës false që duan të ngrejnë nesër.

"Berisha ishte një nga krijuesit, por po bëhet varrmihësi i asaj partie. Data 19 dhjetor është një ditë e zymtë ku do kemi një parti të shkërmoqur."-tha Gjikondi.

Situata në PD është mjaft e ndarë, me dy Kuvende Kombëtare, një i thirrur më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor i thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha. Pak ditë më parë, Basha tha se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja.

Ndërsa vizita e Escobar në Tiranë, ishte vetëm dy ditë para Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha, i cili është i shpallur ‘non  grata’ nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë. Vetëm dy ditë më parë, ambasada e SHBA-së, tha se vizita e tij është për të konfirmuar gjithashtu vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 10/12/2021 16:38

    Hopa bacalok,në kët shkallë të Sojit paska shum befasi,i paskan than ti je i zgjedhuri ynë,dhe Mreti jon,ke çka të duash,merri mëkatet e popullit tuaj nqafë,puno për ne,kuptohet i ka pranu t'gjitha tani po i mungon liria,qindra mijra shpirta nqaf,kta po dufka me u shëndru në ndoni objekt të madhë me ju shërby të gjthve,deri sa ta paguan borqin me gjith përkrahsit e vet shum vende kan probleme me projektet e mdhaja,skan pas zullumqarë të mdhej

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja