‘Ballkani i Hapur’, agjenci e përbashkët Shqipëri-Serbi-Maqedoni e Veriut për tërheqjen e investimeve të huaja! Rama-Vuçiç-Kovaçevski, takim online

‘Ballkani i Hapur’, agjenci e përbashkët Shqipëri-Serbi-Maqedoni e Veriut për tërheqjen e investimeve të huaja! Rama-Vuçiç-Kovaçevski, takim online

Takimi online Rama-Vuçiç-Kovaçevski

Një agjenci e përbashkët Shqipëri-Serbi-Maqedoni e Veriut për tërheqjen e investimeve të huaja do të ngrihet në kuadër të ‘Ballkanit të Hapur’. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, i cili ka bërë të ditur se Rama-Vuçiç-Kovaçevski kanë zhvilluar një bisedë online.

 “Bashkëpunimi ynë përmes Ballkanit të Hapur është konkret, për një rajon të fortë ekonomikishte, gati për anëtarësim në BE. Nëpërmjet grupeve të përbashkëta të punës, ne së bashku do të kapërcejmë vështirësitë e furnizimit me ushqim dhe energji dhe zjarret e mundshme në të tre vendet këtë verë. Sot në mëngjes me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama biseduam edhe për krijimin e një agjencie të përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja në Ballkanin e Hapur”, shkruan Kovaçevski.

Më 8 qershor në Ohër u mbajt samiti i radhës i Ballkanit të Hapur, ndërsa pjesë morën edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, si edhe Kreu i Këshillit të Ministrave të Bosnjë Hercegovinës Zoran Tegeltija. Në takim nuk mori pjesë vetëm Kosova.

Mbështetje nisma e vendeve të Ballkanit Perëndimor mori edhe nga BE e SHBA. I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i pranishëm përmes një video mesazhi në samit, kërkoi që edhe Kosova të bëhet pjesë e kësaj nisme. 

Sa i përket marrëveshjeve, Kovaçevski, Rama dhe Vuçiç ranë dakord që Shkupi, Tirana dhe Beogradi të njohin reciprokisht diplomat dhe titujt shkencor të lëshuara në institucionet e larta arsimore dhe institucionet e tjera të autorizuara në të tre vendet, gjë që sipas tyre do të përshpejtojë procedurën për krijimin e një tregu të vetëm të përbashkët të punës. Me Memorandumim për mirëkuptim për bashkëpunim në fushën e turizmit do të promovojë së bashku rajonin si një destinacion tërheqës turistik. Një nga qëllimet e Memorandumit për bashkëpunim në kulturë është krijimi i një Kalendari të përbashkët të ngjarjeve kulturore që do të sjellë mobilitet të publikut dhe do të nxis turizmin kulturor ndërkaq, Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunimin e administratave tatimore ndërmjet vendeve të rajonit krijon një mundësi të re për lëvizjen më të lehtë ndërkufitare të njerëzve, mallrave apo shërbimeve.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën