Naftëtarët i kërkon qeverisë që uzina të vendoset në punë, pasi prej dy muajsh nuk funksionon për shkak të problemeve me pronarët. Sipas sindikalistëve, në një takim që është zhvilluar me zv/ ministrin pardje u është premtuar nga qeveria se do të gjejnë investitorë të ri. Sipas tyre aktualisht janë afruar tre biznesmenë, por gjithçka është në dorë të qeverisë. Naftëtarët shprehen se nëse nuk rifillon punën uzina, protesta do të vijojë edhe në Tiranë.
“Presim përgjigje. Në të kundërt do të vazhdojnë protestat. Uzinën do ta mbarojmë me gjak. Janë afruar tre kompani për të marrë në administrim uzinën. Premtimi i ministrisë ishte se kjo periudhe nuk do të zgjasë, investitori i ri do të marrë përsipër borxhet e prapambetura, dhjetor, janar. Nëse kalon shumë kohë për gjetjen e investitorit, shteti do të vendos pagesë sociale për punonjësit. Do të vazhdojmë përshkallëzimin e protestave. Ndoshta deri në Tiranë, do të shkojmë përsëri. Do të ezaurojmë të gjitha rrugët për të vazhduar punën. Nuk ka vend për përçarje” shprehen ata për Report Tv.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO











