Ballsh, vijojnë protestat e naftëtarëve të ARMO-s për pagat e prapambetura

Protestat e naftëtarëve të uzinës së Ballshit ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme. Një ditë më parë punonjësit u futën me dhunë brenda ambienteve të uzinës duke thyer derën kryesore. Ndërkohë protestuesit u konfliktuan edhe me në nga drejtuesit e kompanisë e cila ka marrë në administrim uzinën e përpunimit të produkteve të naftës.
Pas protestës të së mërkurës në ambientet e uzinë është zhvilluar edhe një takim mes protestuesve dhe këshilltarit të ministrit të Energjitikës, Ilir Bejtja. Ai u ka premtuar se çështja e tyre, duke nisur nga e hëna do të ketë një dialog mes sindikalistëve e naftëtarëve me përfaqësuesit e qeverisë edhe drejtuesve e administratorit të kompanisë “Bylis Energy”, e cila ka marrë në administrim uzinën e Ballshit. Por naftëtarët e ARMO-s janë skeptik kundrejt premtimeve të tilla, pasi një premtim i till është bërë edhe në një komunikim që ata kanë pasur me kryeministrin Rama, por që në realitet nuk ndodhi asgjë.
Pavarësisht premtimeve nga i dërguari i ministrisë, Kryetarin e Degës së Qarkut Fier të Konfederatës së Sindikatave, Rrapo Isufaj, se naftëtarët do të vazhdojnë të protestojnë para hyrjes së uzinës edhe në ditët në vazhdim, deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Naftëtarët kërkojnë pagesat e prapambetura, lidhjen e kontratave kolektive dhe përmirësimin e kushteve të punës.


(Momente nga protesta e naftëtarëve të Ballshit)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip