VIDEO/ Ballsh, naftëtarët e ARMO-s shpërthejnë portën e rafinerisë

Naftëtarët ARMO-s në Uzinën e Ballshit kanë protestuar sot para rafinerisë, por më pas kanë shpërthyer portën e saj dhe janë vendosur përpara zyrave të uzinës.

Punetorët pasi kanë çarë kordonin e policisë kanë hyrë me forcë në uzinë.

Ata kërkonin që punëtorët që kanë nisur punën në repartet e uzinës të bashkohen me protestuesit pasi ata janë zgjedhur ne mënyre selektive.

Është vendosur që asnjë punëtor nga nesër e tutje nuk do të futet në punën në reparte.

Punetorët kanë kërkuar prej shumë kohësh pagat e prapambetura.

Me ardhjen e kompanisë Bylys Energy, që ka marrë në zotërim rafinerinë, sipas tyre nuk janë berë kontrata të rregullta, por kanë filluar punë vetë 150 vetë që sipas punëtorëve, janë emëruar në mënyrë selektive.

Naftëtarët kërkojnë të merren të gjithë në punë pasi shprehen se janë keq nga gjendja ekonomike.

Janë gjithsej 200 punëtore qe punojnë nëpër reparte aktualisht nga 1000 punëtorë qe janë gjithsej.

Pezullimi i punës do të vazhdojë deri kur të ulen të gjitha palët për të gjetur një gjuhë të përbashkët.

Disa javë më parë në protestë kishin dalë punëtorët e ndërmarrjes së import-eksportit në Vlorë, pasi 24 punëtorët kanë rreth 2 vjet pa u paguar.

Kolë Nikolla që është president i Konfederatës së Sindikatave u shpreh në protestën e atëhershme se uzina është me keq se Gërdeci.

Një kompani e re ka marrë administrimin e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh

Kompania e re ‘Bylys Energy’, e cila është n/kontraktore ka nisur lëvizjet për të rivendosur në punë uzinën, e cila është e mbyllur prej rreth një viti.
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lulushi i pd: 04/04/2018 13:47

    para naftetare,mosbinde civile,digjni thyeni dhe rrenoni,kuksianet nuk jane me te mire.ju mbron pd.sa te vije ne pushtet do tua 10 fishojme rrogat,bile edhenga nje rroge per femijet qe lene qumshine gjirit dhe jane pa pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë