Vila 103 metra katrorë në një zonë rezidenciale në Dhërmi, të cilën SPAK thotë se e zotëron fshehtas ish zv. kryeministrja Belinda Balluku do të mbetet e sekuestruar.

Pronarit me letra të vilës, Igli Tare, të cilin prokuroria e ka vendosur nën akuzë për pastrim parash pasi dyshohet se ndihmoi Ballukun ta fshihte, iu rrëzua kërkesa në Apelin e GJKKO për heqje të sekuestros, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Tare pretendon se prona është pasuri e tij, e blerë me burime të ligjshme financiare.

Belinda Balluku sipas organit hetues, dyshohet se e ka përfituar vilën si ryshfet nga kompania Eurocol të cilën e ka favorizuar në tendera kur ishte drejtoreshë e Albcontrol.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.