GJKKO ka rrëzuar kërkesën e deputetes Belinda Balluku për shuarjen e masës “pezullim nga detyra”, e cila qëndron në fuqi edhe pse ajo është tashmë e shkarkuar.
Vendimi është marrë nga gjyqtari Erion Çela, i cili më herët ka firmosur masat e sigurisë ndaj saj dhe dy ish vartësve të saj Erald Elezi dhe Gentian Gjyli. Balluku e dorëzoi kërkesën në GJKKO me argumentin se nuk është më në detyrë.
Gjykata e Posaçme firmosi vendimin për ‘pezullim nga detyra’ për Belinda Ballukun më 19 nëntor, në kohën kur Balluku mbante funksionin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Kjo masë u la në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit, megjithëse më 26 shkurt, kryeministri Edi Rama lajmëroi shkarkimin e saj nga detyra.
Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera në dy raste ndërsa është nën hetimi për 9 procedura të tjera tenderuese. Aktualisht ajo po hetohet më masën e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit.
Komente











S'ke c'ti thuash sepse nuk ka nevoje per leke edhe po te jetonte deri ne 2300 por e ben nga deshira per pune or teeeejjjjj
Përgjigju