Deputetja Belinda Balluku ka depozituar në GJKKO kërkesën për heqjen e masës së sigurisë “pezullim nga detyra” vendosur ndaj saj lidhur me hetimet qe po kryen SPAK.

Gjyqtari që do shqyrtojë kërkesën është Erion Çela, i cili më herët ka firmosur masat e sigurisë ndaj saj dhe dy ish vartësve të saj Erald Elezi dhe Gentian Gjyli.

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion firmosi vendimin për ‘pezullim nga detyra’ për Belinda Ballukun më 19 nëntor, në kohën kur Balluku mbante funksionin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Më 26 shkurt, kryeministri Edi Rama lajmëroi shkarkimin e saj nga detyra.

Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera në dy raste ndërsa është nën hetimi për 11 procedura të tjera tenderuese. Kërkesa ne gjykatë bëhet në një kohë që masa tre mujore e pezullimit e ka humb efektin e saj 3 mujor.