Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë një vizite zyrtare në selinë e Bankës Botërore në Uashington ka zhvilluar takime intensive me drejtorët sektorial të BB, për projektet e rëndësishme në vazhdim si “Recovery plan in poëer sector” dhe ai i menaxhimit të ujërave.
Në takimet me drejtuesit të lartë të BB është vlerësuar ecuria e deritanishme e projekteve të përbashkëta midis Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Boterore si dhe janë diskutuar disa projekte të reja, për të cilat paraqesin interes për zhvillimin ekonomik të vendit.
Vend kryesor në axhendën e takimeve të ministres Balluku ka pa pasur prezantimi i projektit më të ri që u kërkua të mbështetet nga Banka Botërore, “Trafic Management Center”, i cili është hartuar në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit.
Projekti parashikon ngritjen e një qendre kontrolli, e cila do të menaxhojë aspektin e sigurisë rrugore, por edhe kapacitetet përpunuese të trafikut në të gjithë rrjetin e aksit rrugor shqiptar. Ky projekt parashikon gjithashtu krijimin e vizibilitetit përmes kamerave CCTV, në çdo kënd të akseve rrugore. Po ashtu parashikohet ngritja e një sistemi komunikimi përmes radios, e cila prevalon në rast njoftimesh për aksidente apo njoftime të tjera të rëndësishme dhe ndërhyn me prioritet në radiot e drejtuesve të automjeteve.
Ministrja Balluku prezantoi këtë projekt, i cili u prit me mjaft interes nga ekspertët e BB gjatë takimit të saj me znj. Karla Gonzales, drejtuese për Transportin në Bankën Botërore. Takime të tjera të rëndësishme ishin ato me z.David Michaud, Drejtor për projektet e ujit, për Europën dhe Azinë qendrore dhe z.Sameer Shukla, Menaxher i Praktikave globale të energjisë dhe burimeve natyrore, për Europën dhe Azinë Qendrore.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1200
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sejko takon përfaqësuesit e Bankës Botërore, gati të ofrojnë asistencë për analizimin e financimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme
28 Janar, 17:08
-
Banka Botërore miraton mbi 2 miliardë dollarë për Ukrainën, mbështetet te asetet e ngrira ruse
20 Dhjetor 2024, 10:11
-
Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030
29 Nëntor 2024, 07:39
-
Eksperti i Bankës Botërore: Shqipëria dhe Kosova të përqëndrohen në diversifikimin e ekonomive të tyre
31 Tetor 2024, 19:40
-
Ekonomia këtë vit rritet me 3.3%, por sfidë serioze emigrimi! Banka Botërore: Kapitali njerëzor bërthama e zhvillimit të Shqipërisë në të ardhmen
17 Tetor 2024, 18:59
-
SHBA mbështet SPAK: Punë të shkëlqyer! Përfaqësuesja e DASH në Tiranë: Mbani korrupsionin nën kontroll të anëtarësoheni në BE
16 Shtator 2024, 12:22
-
DOKUMENTI/ Central energjie 120 milionë euro për ruajtjen e rezervave! 25 projekte për energjinë me vlerë 3.1 miliardë €
22 Gusht 2024, 20:52
-
Banka Botërore këshillon qeverinë: Riktheni emigrantët! Eksperti: Do duhet të paktën 1 dekadë, të 'joshen' me ndryshime në tregun e punës, arsim e paga
12 Gusht 2024, 21:47
-
Prej 2 vitesh presin në bregun e Vlorës, gati të ndizen TEC-et lundruese! Importi i energjisë në verë rriti shpenzimet, KESH tender për 21 mijë tonë lëndë djegëse
9 Gusht 2024, 16:08
-
"Riktheni emigrantët, diaspora ‘shpresë’ për zhvillimin teknologjik të Shqipërisë", BB: Investoni në teknologji, inovacion dhe arsimim
6 Gusht 2024, 12:30
-
Ndryshimet klimatike kërcënim për ekonomitë e Ballkanit! BB: Vendet duhet të investojnë 37 mld dollarë për klimën
17 Korrik 2024, 19:13
-
Dogana e Morinës me ‘pamje’ të re, rikonstruktohet me fondin 1 mln euro të Bankës Botërore (VIDEO)
6 Korrik 2024, 14:17