1762269664_tediblushi.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila riktheu në detyrë Belinda Ballukun pasi u pezullua nga GJKKO.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e ka cilësuar këtë si provë e kapjes së plotë të drejtësisë nga kryeministri Edi Rama.

Blushi deklaron se Partia e Lirisë dhe ish-Presidenti Ilir Meta kanë paralajmëruar prej kohësh se kapja e Gjykatës Kushtetuese do të sillte pasoja të rënda për vendin. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese nuk po mbron më Kushtetutën, por narkoshtetin.

'Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e Belinda Ballukut në detyrë është një tjetër provë në dritë të diellit e kapjes së plotë të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama. Partia e Lirisë dhe Presidenti Ilir Meta prej kohësh kanë paralajmëruar se kapja e Gjykatës Kushtetuese do të sillte pasoja shumë shumë të rënda për vendin.

Sot, ato paralajmërime u materializuan me brutalitet, një gjykatë që duhej të ishte barriera e fundit ndaj abuzimit të pushtetit është shndërruar në një instrument zyrtar të mbrojtjes politike, pandëshkueshmërisë dhe garantimit të imunitetit politik për korrupsionin e përbindshëm të Edi Ramës. Gjykata Kushtetuese nuk po mbron më Kushtetutën, por Narkoshtetin.

Siç e tha qartë edhe McGonigal, “Ramaforma” ishte një “mundësi e madhe” vetëm për Edi Ramën dhe ndërkombëtarët e korruptuar prej tij, dhe që po konfirmohet çdo ditë se është një humbje shumë e madhe për popullin shqiptar', shkruan ai. 


Lajmi kryesor:

Balluku rikthehet në detyrë, Kushtetuesja pezullon vendimin e GJKKO-së dhe kalon për shqyrtim ankimin e Ramës! Mbetet bllokimi i pasaportës