Balluku thërret në Shqipëri pronarin e koncensionarit: I dhamë detyra, nuk investuan!

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka thirrur sot në një takim presidentin e firmës koncesionare mëmë në Hong Kong të aeroportit të Rinasit, për t’i dhënë detyra konkrete dhe urgjente për ndërhyrje në aeroport. Balluku tha se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga shteti shqiptar, kompania kineze ka neglizhuar investimet në siguri.

***

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se koncensionari i aeroportit të Rinasit, është gjobitur disa herë për shkelje të kushteve të kontratës për sigurinë në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza", të vetmin në Shqipëri. Ministrja Balluku tha se koncensionari kinez i ka paguar gjobat, por nga ana tjetër nuk do të përmbushë kushtet e sigurisë

Gjobat kanë qenë në vlerën 5 qind mijë lekë të reja - tha ministrja Balluku në një konferencë për mediat nga ambientet e aeroportit të Rinasit, pasi kontrata nuk lejon gjobë në vlerë më të madhe.

"Reagimi i djeshëm i koncensionarit që i tregon shtetit se si i ka plotësuar kushtet, është fyues për ne.  Janë marrë masa administrative 5 qind mijë lekë të reja është penalizimi, dhe janë marrë këto masa", tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se koncensionarit i është kërkuar që rrethimi i aeroportit të jetë sa më i lartë, duhet të jetë betoni dhe jo me rrjet, rrethim i trashë dhe i paprekshëm!

"Gjithmonë janë bërë modifikime të vogla, po ju jap rastin e derës a nga e cila ka ndodhur problemi në 2016. Kushtet e sigurisë janë bërë në mënyrë sipërfaqësore nga koncensionari. Është premtuar gjithmonë, do i bëjmë për x ditë, për 60 ditë, ose gjithmonë kanë bërë plotësime minimale të kushteve, për të mos u ndëshkuar. Nuk e prisnim që kjo ngjarje të ndodhte, megjithatë shteti ka qenë i vëmendshëm, dhe sic e patë reagimi i Policisë së Shtetit, ka qenë brenda sekondash, se përndryshe do kishim të njëjtën histori që personi që u vra nga policia do na rikthehej pas 6 muajsh. Më parë kamerat e sigurisë në aeroportin e Rinasit nuk punonin, dhe janë përdorur kamerat e Albcontrol, kamerat për ulje ngritjen e aeroportit.  Sot, koncensionari ka marrë masa, ka vënë kamera sigurie, por janë masa të pamjaftueshme", tha Balluku.

Një tjetër kërkesë konkrete që i është bërë koncensionarit kinez të aeroportit të Rinasit, tha ministrja Balluku - është që të identifikohen të gjitha makinat e aeroportit përmes çipeve, dhe të ketë një sallë monitorimi që në momentin që preket gardhi rrethues, të jepet sinjali. "Nga ç'duket koncensionari nuk është i interesuar të investojë për sigurinë në aeroport, duke cënuar sigurinë kombëtare", tha Balluku.

Ministrja tha se për këtë situatë ka kërkuar të komunikojë me presidentin e koncensionarit kinez "China Everbright Limited", i cili mbërrin sot në Tiranë. "Situata nuk ma lejon të ulem më me menaxhmentin e TIA-s që ka treguar mungesë profesionalizmi", përfundoi Balluku.

Sipas ministres, gjithçka ndodhi tashmë është një çështje që duhet hetuar nga prokuroria.

"Ne kemi besuar tek dialogu dhe nuk kemi dashur të krijojmë kosto, por limitet kanë përfunduar. Keni dëmtuar imazhin e Shqipërisë. Është një kontratë që ka penalizuar shtetin shqiptar. Këtu ku ndodhemi do të na duhet të duhet të dalim edhe jashtë rregullave. Kemi qenë të kujdesshëm për të mos marrë masa ekstreme, për të mos i krijuar penalitet shtetit shqiptar. Situata këtu ku është kërkon zgjidhje imediate", tha Balluku.

Ministrja Balluku tha se koncensionari ka luajtur me kontratën duke bërë investime vetëm për parkingje. Ajo paralajmëroi se nuk do të bëhet më asnjë hapësirë parkingu brenda në aeroport, dhe se kontrata është e gabuar që në gjenezën e saj. Ministrja u kujdes të theksojë se kontrata është votuar në parlament, por ajo nuk është në pozicionin për të justifikuar asnjë parti që e ka votuar këtë kontratë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexues: 11/04/2019 18:26

    5 milione gjobe dhe me shume i vini nje karburanti...cjane keto kushte kontrate??kush bie dakord me keto dhe firmos...shtet leshi

    Përgjigju
  • redu: 11/04/2019 14:36

    Zonja minustre mund te keni te drejte per mos zbatimin e masave te koncensionarit, por qe kur i dhame voten Rames duhet te niste padite e shumta kunder kryeministrit Nano per firmosjen e kontrates abuzive ne TIA qe eshte plotesisht krim ekonomik shteteror kunder shtetit dhe popullit shqiptar .Ku eshte pare ne bote qe koncensionari te shese koncensionin ku ti doje qejfi pa miratimin e shtetit ? Kjo ndodh vetem ne Shqiperine e shklyer nga koncensionet kriminale nga polirikanet e flliqur dhe banditet e off shoreve.Kontrates pijini lengun, se nuk keni cbeni se do paguani penalitete te forta.Timonieri jo vetem nuk u luftoi por me nje vendismeri te habiteshme c vazhdon si Nano dhe Saliu me shqyerjen e pasuris publike me PPP qe jane koncensione i pastra.Dita per gjykim po vjen dhe kush i ka hy ne hak popullit fukara do japi llogari

    Përgjigju
    • aviatori: 12/04/2019 10:18

      I ka miratuar shteti, pa merak! Propagande vllai, propagande, duke hedhur fajin lart e poshte. Parimi biznesit eshte te fitoje sa te kete mundesi. Faji eshte i atyre qe duhet ti kontrollojne! Fajin e ka gjithnje KOKA, institucioni qe i ka ne varesi te kontrolloje kedo dhe te marre masat nese nuk plotesohen kushtet, por ketu kushdo sheh deri tek pragu i tij.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb