Balona spiune kineze, zyrtarët e SHBA: Pjesë e një operacioni të gjerë të mbikëqyrjes ushtarake nga Kina
Balona e rrëzuar në ujërat e SHBA-ve
Zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se balona spiune kineze e gjetur së fundmi është pjesë e një programi të gjerë mbikëqyrjeje të drejtuar nga ushtria kineze.
Programi i mbikëqyrjes, i cili përfshin një numër balonash të ngjashëm, është pjesërisht i nisur nga provinca e vogël kineze e Hainan, thonë zyrtarët për CNN. Shtetet e Bashkuara nuk e dinë madhësinë e saktë të flotës së balonave kineze të vëzhgimit, por sipas burimeve të CNN, programi ka kryer të paktën dhjetëra misione në pesë kontinente gjatë viteve të fundit.
Rreth gjysma e këtyre fluturimeve kanë qenë brenda hapësirës ajrore të SHBA-ve edhe pse jo domosdoshmërisht mbi territorin amerikan. Dhe jo të gjitha balonat e shikuara anembanë globit kanë qenë saktësisht i njëjti model si ai që u rrëzua në brigjet e Karolinës së Jugut të shtunën. Zyrtarët e inteligjencës thonë se ka shumë ndryshime mes tyre.
Lidhja me programin më të gjerë të mbikqyrjes, i cili u zbulua përpara se balona e fundit të dallohej javën e kaluar, u raportua për herë të parë nga Washington Post.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40.7%
-
JO
49.6%
-
NUK E DI
9.8%
Vota total: 1937
Lajme të tjera
-
Droni i Iranit vret një punëtor amerikan në Siri, SHBA kundërpërgjigjet
24 Mars, 12:35
-
Shqetësime për sigurinë/ Kongresi amerikan merr në pyetje drejtuesin e TikTok: Nuk jemi agjentë të Kinës apo të një vendi tjetër
23 Mars, 21:29
-
Sulmet kibernetike nga hakerat iranianë, SHBA kryen operacionin e parë mbrojtës në Shqipëri
23 Mars, 16:36
-
Çfarë u arrit në takimin Xi-Putin në Moskë?
23 Mars, 07:48
-
'Muri kinez' i mbron krahët Putinit
23 Mars, 07:35
-
Rusia rrit mbrojtjen pranë Japonisë mes mosmarrëveshjeve të SHBA-së! Çështjet e ‘ngrira’ mes dy shteteve thellojnë krizën
22 Mars, 22:54
-
SHBA-ja rrit sërish normën e interesit, pavarësisht rrezikut për përkeqësim të ekonomisë
22 Mars, 22:09
-
SHBA/ Republikanët akuzojnë Sorosin lidhur me hetimet ndaj Trump
22 Mars, 20:42
-
Hetimet në Nju Jork ndaj ish presidentit Trump, çfarë dihet deri tani
22 Mars, 17:39
-
Si po përfiton Kina nga sanksionet ndaj Rusisë?
22 Mars, 15:24
-
Kosova zbaton sanksionet e SHBA-së ndaj grupit rus 'Wanger'
22 Mars, 12:16
-
Çfarë mendojnë amerikanët lidhur me hetimet ndaj Donald Trump?
22 Mars, 08:14