/ATSH-AFP/ - Dy evropianë, një prej të cilëve francez dhe një belg dhe dy malianë u vranë në mesnatë pas një sulmi kundër një restoranti në Bamako, sipas policisë dhe një burimi spitalor.
"Presidenti francez, François Hollande dënon ashpër këtë atentat terrorist të kryer në Bamako dhe do t'i ofrojë ndihmën e Francës homologut malian Ibrahim Bubacar Keita", theksoi presidenca franceze në një komunikatë.
"Sipas policisë maliane, të paktën një person i armatosur ka hyrë pak pas mesnatës në barin restorant "La Terrasse" dhe ka hapur zjarr", sipas policisë.
"Ky është një sulm terrorist. Sipas një bilanci paraprak, ka katër të vdekur, një francez, një belg dhee dy malianë", deklaroi një polic.
/Shqiptarja.com