Banalizohet “Dance With Me”, Albi
Nako akuzon Labin si 'homoseksual'

Banalizohet “Dance With Me”, Albi<br />Nako akuzon Labin si 'homoseksual'
Spektakli “Dance With Me” nga java në javë na surprizon me debate dhe akuza mes panelit të jurisë dhe artistëve në garë. Këtë herë ishte koreografi Albi Nako, i cili shpërtheu kundër moderatorit kosovar Labinot Gashit, për shkak të debatit që bënë pas perfomancës për vlerësimin.

“Ne nuk kemi bërë prova mjaftueshëm këtë javë Albi për shkak se ti ke qenë i angazhuar tek Kënga Magjike”, kaq ka thënë Labi pas pikëve dhe Albi Nako, koreografi ka shpërthyer në akuza, duke i thënë se ai nuk shkon në prova, por ka ardhur në Tiranë për të dal në clube natën.

“Ti Labi nuk ke gojë të flasësh sepse ti në Tiranë nuk vjen për prova, por për të dalë me balerinë nëpër clube natën. Më ke shqetësuar balerinin edhe në 2 të natës që e merrje në telefon”, duke na lënë të kuptojmë që Labi është gay. Pas debatit të së hënës gjatë ‘live’-t, ka qenë këngëtari nga Ferizaj, njëkohësisht dhe miku i tij Labinot Tahiri i cili i ka kushtuar një status këtij debati duke iu kundërpërgjigjur me të njëtën monedhë Albi Nakos.

Pavarësisht akuzave, burime pranë spektaklit tregojnë se moderatori kosovar do të vazhdojë garën, pasi ka pohuar se nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga kjo garë e vallëzimit për një debat pa vlerë. Labi gjatë ditës së djeshme ka qenë prezent në prova bashkë me partneren e tij Arilenën.
labi albi nako
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr