...
Me praninë e Forcave Speciale të maskuara dhe me masa të larta sigurie Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur procesin ndaj 11 "babagjyshave" të pandehur për grabitje me armë.
Personi që qëndron pas efektivëve të maskuar është Agustin Sula i cili tashmë ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Me dëshminë e tij akuza ka mundur të zbardhë aktivitetin kriminal të babagjyshave grabitës të drejtuar nga Ilir Kupa.
Krimet e rënda nisën me shtyrje seancën e parë ndaj Babagjyshave, pasi shkak u bë mos prania e 7 prej 11 të pandehurve si dhe mungesa e dy avokatëve.
Ky grup sipas hetimeve të prokurorisë është përgjegjës për mbi 35 vjedhje me armë si dhe grabitjen e mbi 25 kg flori nga argjendari të ndryshme përfshi dhe ato jashtë kufijve si Maqedoni e Kosovë./Report Tv/
Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com