DURRES - “Banda e Durrësit” i drejtohet Gjykatës së Lartë për të ankimuar vendimet e dhëna nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe lënë në fuqi nga Apeli, ku në total 16 anëtarët e kësaj bande dënohen me 245 vite burgim.
Vendimi i Gjykatës së Apelit është dhënë më 2 qershor të këtij viti, ndërsa dënimet respektive janë si më poshtë burgim të përjetshëm të të pandehurve Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai dhe Endrit Dokle. Të pandryshuara mbetën masat e dënimit edhe për 12 të pandehurit e tjerë të dosjes.
Kërkesa për rekurs është depozituar në Gjykatën e Lartë pas vendimit të Gjykatës së Apelit nga avokatët e të pandehurve, ndërsa sot seanca u zhvillua pa praninë e mediave dhe u kryesua nga gjyqtari Tom Ndreca i sapozgjedhur në gjykatën e lartë. Në seancë të pranishëm kanë qenë avokatët e të pandehurve, ndërsa për vazhdimin e çështjes është vendosur një seancë tjetër gjyqësore.
Sipas Gjykatës banda kriminale, me drejtues të perbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun funksiononte prej vitit 1994 në qytetin bregdetar dhe mbi këtë bandë rëndon përgjegjësia ligjore për një sërë vrasjeve te ndodhura në Durrës e Tiranë.
Relator i çështjes do të jetë gjyqtari Tom Ndreca
TABELA E DENIMEVE
Burg përjetë
Lulzim Berisha
Plaurent Dervishaj
Indrit Taullai
Endrit Dokle
Dënimet e tjera
Dritan (Adriatik) Coli 10 vjet burg (I penduari i drejtësisë)
Sardian Sulejmani 25 vjet burg
Kujtim Buna 25 vjet burg
Altin Olloni 25 vjet burg
Elvin Hoxhosmani 25 vjet burg
Alban Neli 20 vjet burg
Selman Heti 25 vjet burg
Spartak Kalthi 10 vjet burg
Altin Nikolla 20 vjet burg
Kristian Begu 20 vjet burg
Ahmet Ajeti 20 vjet burg
Osman Karpuzi 20 vjet burg
(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

nis rekursin për 245 vite burgim">