Banda Habilaj/ Ja si i transportonte banda lekët e drogës nga Italia në Shqipëri

Mediat italiane kanë publikuar dëshminë e njërit prej personave të arrestuar në Catania si i lidhur me grupin e Habilajve. Ai është Antonio Riela, ndërkohë që njihet si një nga blerësit e kanabisit që vinte nga Shqipëria. Antonio Riela nuk ka pranuar që të tregojë emrin e personit që kishte magazinën që ishte fshehur droga, ndërsa ka folur për bizhuteritë, që deri tani është dyshuar se ishin blerë për gruan e ish-ministrit të Brendshëm në Shqipëri, Saimir Tahiri. Ai ka sqaruar se bizhuteritë ishin për një person me emrin Fatos. Ndërkohë që ka zbuluar edhe pjesë nga komunikimi që kishte me Moisi Habilajn, që është kreu i bandës.

"Bizhuteritë ishin për gruan e Fatosit. Moisiu më siguroi se ishte i mbrojtur nga një person i rëndësishëm në Shqipëri që të trafikonte drogë, por emri nuk më kujtohet” tha ai. Ndërkohë që Nazer Seiti gjatë dëshmisë së tij në Itali ka treguar se si i sillnin paratë e drogës nga Italia në Shqipëri. “Ne i fshihnim në kuti detergjentesh” tha ai. Për ish-ministrin e Brendshëm shqiptar janë pushuar hetimet nga drejtësia italiane, ndërsa vijojnë nga Krimet e Rënda në Shqipëri. Ndërkohë që gjykata e Catanias ka kërkuar 18 vite e tetë muaj burg për Moisi Habilajn, 12 vite e 4 muaj burg për Meridjan Sulajn dhe 6 vite për Nazer Seitin. Grupi akuzohet për trafik droge nga Shqipëria në Itali.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Norga: 21/12/2018 22:27

    Tymi si tymi kashtes hahahahaha, po lereni se nuk do jet mir na mend tymi

    Përgjigju
  • Tymi: 21/12/2018 20:37

    Banken e kishte Tahiri DHE RAMA ndersa RUCI merrte 22% te fitimit .19% xhafaj dhe I VELLAI ndersa 4% bashkiaku I VLORES 7% VANGJUSH DAKO DHE BALLA 8% DHE pjesa tjeter per HABILAJT DHE BALILAJT .

    Përgjigju
    • Pula: 21/12/2018 21:39

      Mbasi pive ilaçet e bëre komentin, apo nuk i ke pirë akoma.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët

Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët