Banda që rriten para syve të të gjithëve!

Banda që rriten para syve të të gjithëve!

Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dje ne Shkoder

Ka një histori që po zgjat shumë në raportet e atyre që quhen banda në disa qytete të Shqipërisë, dhe qëndrimit të policisë ndaj tyre.

Së paku Shkodra dhe Elbasani janë dy qytete tipike, ku grupet rivale janë të njohura, palët në konflikt janë të njohura, përpjekja për tu identifikuar dhe politikisht është e njohur, me të dy palët dhe në mënyrë të vazhdueshme, policia është vetëm konstatuese e situatës.

Nuk jam partizan i kronikës së zezë  dhe lajmeve që prodhohen pa fund nga historitë e krimit, duke fajësuar policinë.

Por situata të tilla të ngjashme me Shkodrën e Elbasanin, nuk janë thjeshtë situatë që policia të kostatojë vrasje e të bëjë veprime proceduriale, por duhet të ketë aftësi parandaluese, ose fuqi eleminuese për banda të tilla, pasi janë aq publike historitë e tyre, sa i di çdo qyetar, përveç policisë.

Në Elbasan avokati i vrarë është një alarm për arogancën e krimit, në një histori po ashtu të rënd vrasje rivalësh.

Vrasja e sotme në Shkodër është qartazi vazhdimi i betejës së një pale kundër tjetrës, që nga momenti që njëra palë është dobësuar nga arrestimet e krerëve të saj, ndërsa tjetra është e lirë.

Ministri i Brendëshëm njoftoi shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Shkodrës dhe kjo është më e pakta që pritet.

Ajo që duhet të njoftojë Ministri i Brendëshëm, është, se policia ka një plan kundër situatave të tilla, kur dy banda kanë zaptuar një territor, siç është Shkdora apo Elbasani dhe gjithë njerëzit përveç policisë bëjnë me mendje llogaritë se kush do vritet, pas çdo vrasjeje.

Nëse policia nuk e ka këtë plan, shkarkimi i Drejtorit është një akt rutinë që nuk i hyn njeriu në punë. Një polici që nuk ka në dispozicion dosje kriminale për banda të tilla të njohura publikisht për t’i penalizuar ata, nuk ja del dot me ndryshime drejtorësh.

Duhet po ashtu, ndryshim strategjie dhe hetim për gjithë ata zyrtarë policie, para syve të të cilëve, këto banda janë rritur dhe forcuar pa u hyrë gjemb në këmbë.

Policia nuk duhet të impresionohet nga qytetari digjital, i cili është gjithnjë me një bandë kundër tjetrës dhe të veprojë dhe ajo sipas udhëzimeve të tij, me shpresë se shpëton prej tij.

Prej qyetarit digjital, policia shpëton kur të shpëtojë nga bandat, se ai është gjithnjë pjesë e një pale.

Policia duhet t’i godasë fort të dy palët, ndryshe ekulibrat e prishura, rrisin arrogancën e krimit dhe do kemi një palë fituese, që nuk është kurrë policia dhe rendi, por një prej bandave. Siç po ndodh në Shkodër./ TEMA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar