TIRANE- Duket se shpërthimi i nervave të Arbër Bakos, me plagosjen e 15 vetave në Mikrolimano, të Pireut, ka zbuluar për policinë greke një super-bandë shumë të rrezikshme.

Sipas medias greke, policia e vendit fqinjë ka zbuluar të dhëna që u kanë shpalosur para veprimtarinë kriminale të bandës së shqiptarëve që në bashkëpunim me grekët, kishte marrë përsipër disa vrasje. Dyshimet lindën kur u arrestua shoku i Arbër Bakos, Klodi, në një shtëpi në lagjen Sepolia, në Athinë.