Banderola “një grek më pak, një bastard më pak”, flet Olsi Rama: Ekstremistët nuk kanë vend tek ne
Olsi Rama, drejtori i klubit Partizani
Drejtori i klubit Partizani, Olsi Rama, njëherazi vëllai i Kryeministrit Edi Rama, ka folur për mediat greke pas banderolës së vendosur në ndeshjen Partizani-Skënderbeu “një grek më pak, një bastard më pak”.
Në një prononcim për gazzeta.gr, Rama ka thënë se banderola nuk ështeë vendosur nga tifozët e Partizanit, dhe se nëse fajtorët do ishin identifikuar, qendrimi i klubit do të ishte i menjëhershëm.
Rama ka thënë se po punohet për të zbardhur ngjarjen dhe për të gjetur fajtorët.
Pozicionimi i klubit nëpërmjet komunikatës ka sqaruar fjalët që dua të them. Sapo e pamë atë banderolë në tribuna, fola me policinë dhe me stafin tonë, që ta hiqnin atë parullë. Qëndroi e hapur për shumë pak minuta. Është e qartë që incidentet të tilla duhet të na bëjnë më të alarmuar. Qëllimi ynë është të luajmë futboll, dhe çdo gjë tjetër jashtë fushave nuk ka lidhje me ne. Për fat të keq, nuk kemi kamera sigurie për të lokalizuar ata që e hapën. Kërkuam, pyetëm, por Ultrasit tanë e mohuan të kishin lidhje me atë rast. Ai që e ka bërë, me siguri e ka bërë për të shkaktuar ndonjë problem, por e kuptojmë që është në pakicë dhe nuk ka vend në fushën tonë. Ju siguroj se nëse do i dinim fajtorët, do kishim vepruar në një mënyrë tjetër. Nacionalistë dhe ekstremistë të tillë nuk kanë vend tek ne. Ata nuk përfaqësojnë qëndrimin tonë dhe në bashkëpunim me autoritetet, po mundohemi nëse ka ndonjë mënyrë për të gjetur ata që e bënë.
Olsi Rama, drejtori i klubit Partizani
Një banderolë ku shkruhej "Një grek më pak, një bastard më pak" është ngritur të hënën në stadiumin "Selman Stërmasi" përgjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu. Parulla në fjalë ka shkaktuar një sërë reagimesh qoftë nga pala shqiptare e qoftë nga ajo greke, por së fundmi ka reaguar Federata Shqiptare e Futbollit. FSHF-ja e ka cilësuar banderolën me sfond racist dhe të papranueshme për fushën e blertë.
Banderola e vendosur në ndeshjen Partizani-Skënderbeu
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
22.4%
-
As i mirë as i keq
32.8%
Vota total: 1650
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Olsi Rama në SPAK për dosjen 'Xibraka' : Dhashë sqarime si person në dijeni
12 Korrik, 15:52
-
'21 janari', Dumani: Do ta hetojmë, zbatojmë vendimin e Gjykatës së Lartë! Afera 'Partizani'? Kreu i SPAK: Berisha nën hetim pasuror (E PLOTË)
8 Korrik, 11:41
-
Olsi Rama paraqitet në SPAK! Kryeministri publikon përgjigjen e prokurorisë: S’ka asnjë kallëzim nga Bardhi! Deputeti: S’e kam bërë në formë siç e do ti dhe yt vëlla
28 Qershor, 15:02
-
Olsi Rama paraqitet në SPAK: Isha për të marrë një përgjigje! S'kam asnjë lidhje me çështjen 'Xibraka'
28 Qershor, 13:31
-
Dosja 'Xibraka' dhe akuzat ndaj Olsi Ramës, Gazment Bardhi në SPAK: Nxis prokurorinë ta hetojë në mënyrë të paanshme dhe e pandikuar politikisht
24 Maj, 10:07
-
Olsi Rama kallëzon sërish në SPAK Gazment Bardhin për akuzat për implikimin tek 'Xibraka'
16 Maj, 12:57
-
‘Xibraka’/ Bardhi më 15 maj në SPAK: U njoftova për rifillimin e hetimeve për Olsi Ramën! Kryeministri: Llafet i merr era, SPAK të ndajë viktimën nga fajtori
8 Maj, 18:19
-
15 milionë lekë për Partizanin, Erion Veliaj: Ndjesë miqve të mi Olsi dhe Gazi, por më mirë vonë se kurrë
1 Maj, 13:09
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak
25 Prill, 19:07
-
Bardhi nuk e paditi por bëri vetëm deklarata publike, SPAK nuk nis hetimet për kallëzimin e Olsi Rames! Mund ta risjellje me argumente të tjera
25 Prill, 14:24
-
Akuzat ndaj Olsi Ramës për Xibrakën, Balla i përgjigjet Bardhit: Shko poshtë ballkonit dhe pyet Saliun kush është bruni 45-vjeçar, i lidhur me një deputet të PD
4 Prill, 12:42
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, reagon Kryeministri: S'ka interpelancë për gënjeshtra, prit SPAK-un! Shërbëtor, do fitosh besimin e padronit të ri
3 Prill, 09:11
Yt Vella eshte super ekstremist per popullin e tij qe vazhdon te jetojne ne varferi estreme dhe privilege per oligarket qe ti je pjese e kesaj pakice te privilegjuar miljoneresh
Përgjigju