Bangkoku "gjunjëzon" Londrën,
qyteti më i vizituar në 2012-ën

Ndoshta mund të merret me mend se cili është qyteti më I vizituar në botë. Dikush mund të thotë Londra, Nju Jorku ose Parisi, por duhet të jetë   I bindur se është gabuar. Nuk është as Sidnej. Në fakt asnjë qytet Australian nuk ëhst ëpërfshirë në listën e qyteteve më të vizituara në botë.

Sipas raportit Global Destinations Cities Index realizuar nga  MasterCard, një qytet aziatik kryeson listën e qyteteve më të vizituar nga turistë ndërkombëtarë gjatë vitit 2013.  Qyteti fitues lë pas Londrën,  vendin më të vizituar gjatë vitit 2012,  që kishte vendin e parë me 200 mijë turistë.

Këtë vit  është radha e një qyteti aziatik që të jetë numër një. Dhe fituesi është Bangkok. Kryeqyteti i Tailandës, sipas Index, ka një rritje më 18 përqind gjatë dy viteve të fundit.  Në 2010-ën  Bangkoku u rendit I treti në listën Index.

Stambolli dhe Dubai gjithashtu demostruan një rrijtë në numrin e turistëve të huaj përkatësisht me nga 9.5 dhe 10.9 për qind, ndërsa Paris bie në vendin e tretë me 0.7 përqind vizitorë më pak se një vit më parë dhe madje është i vetmi qytet në 20 vendet e para që tregon një rënie të parashikuar në numrin e vizitorëve ndërkombëtarë.

"Qytetet destinacion në tregjet në zhvillim në Lindjen e Mesme dhe Azia janë zgjeruar me të shpejtë  duke u lidhur me pjesën tjetër të botës me shtrirjen e fluturimeve ajrore në qytete të reja, dhe shpeshtimin e  fluturimeve më të shpeshta në qytetet ku prej kohësh kishte fluturime," vë  në dukje raporti. "Kjo do të ndikojë fort në rritjen e numrit të vizitorëve të huaj në vitet e ardhshme."

Ndërsa asnjë nga qytetet austrialiane nuk është përfshirë në 20 vendet e para të listës së qyteteve më popullore ndonëse Sidnej renditet I nënti në listën e qyteteve ku turistët shpenzojnë më shumë para.

Vetëm dy qytete amerikane kanë hyrë në listën e 20 qyteteve të Indeksit: Nju Jorku, i cili renditet në vendin e pestë dhe Los Anxhelos, në vendin e 20-të.  Megjithatë kur bëhet fjalë për shpenzimet e turistëve të huaj Nju Jorku zë vendin e parë me një 18.6 bilionë dollarë  shpenzime të turistëve ndërkombëtarë gjatë një nate. Ndërsa vizitorët në Bangkok shpenzojnë 14.3 bilionë dollarë duke e renditur qytetin aziatik në vendin e katërt.

Lista e vizitorëve bazohet në fluturimet ajrore dhe në shumën e parave të shpenzuara nga turistët në 132  vende të ndryshme në mbarë botën. MasterCard realizon këtë listë prej vitit 2010  dhe ky është viti I parë që në krye të listës renditet një kryeqytet aziatik.
 
LISTA E INDEX SIPAS NUMRIT TË VIZITORËVE TË HUAJ VISITORS (NË MILIONË):
 
1. Bangkok 15.98
2. London 15.96
3. Paris 13.92
4. Singapore 11.75
5. Neë York 11.52
6. Istanbul 10.37
7. Dubai 9.89
8. Kuala Lumpur 9.20
9. Hong Kong 8.72
10. Barcelona 8.41
11. Seoul 8.19
12. Milan 6.83
13. Rome 6.71
14. Shanghai 6.50
15. Amsterdam 6.35
16. Tokyo 5.80
17. Vienna 5.37
18. Taipei 5.19
19. Riyadh 5.05
20. Los Angeles 4.84

Shkrimi u botua sot në Suplementin Fundjava në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.06.2013
 
Redakisa Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion