"Bangladeshi njeh pavarësinë e Kosovës. Lajmi më është konfirmuar para pak çastesh edhe zyrtarisht. Kanë qenë vite përpjekjesh për të lobuar dhe marrë këtë njohje. Faleminderit. Tani kemi 114 njohje", shkroi Hoxhaj në Facebook.
Bangladeshi është një vend aziatik me afër 170 milionë banorë dhe është shtet i pavarur që nga vitit 1971, kur u nda nga Pakistani.
Edhe Pakistani e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Kosova, më 17 shkurt, ka shënuar përvjetorin e nëntë të pavarësisë.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com