Banka Botërore lë të pandryshuar projeksionin e rritjes ekonomike për Shqipërinë më 2022, e ul me 1.3 pikë % më 2023

Banka Botërore la të ndryshuar parashikimet për rritjen ekonomisë këtë vit. Në publikimin e sotshëm, “Mbrojtja Sociale për Ringritje” Banka njoftoi se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.2% këtë vit, ndërsa më 2023 ritmet e rritjes do të jenë 2.3%, ulje me 1.2 pikë për qind në krahasim me parashikimet e pranverës. Në Ballkanin Perëndimor, rritja ekonomike pritet të arrijë në 3.4% këtë vit. Megjithatë, me këtë ritëm rritjeje, prodhimi mund të rikuperohet plotësisht dhe të kapërcejë nivelet para pandemisë, ndonëse me ndryshime sipas vendeve.

Rritja parashikohet të mbetet në një mesatare prej 2.9% gjatë horizontit të parashikimit, pasi reformat e anëtarësimit në BE dhe investimet zbutin ndikimet negative të imponuara nga çmimet më të larta të energjisë dhe ushqimeve, ndërprerjet në tregti dhe investime.

Presionet për subvencion më të larta të energjisë elektrike janë rritur në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë (Banka Botërore 2022i). Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedonia e Veriut (nëpërmjet gazsjellësi bullgar), dhe Serbia janë plotësisht të varura nga Rusia për furnizimin me gaz. Megjithatë, kapaciteti i ruajtjes së Serbisë ka ndihmuar në zbutjen e tronditjeve në afat të shkurtër.

Në vitin 2022, Rusia ndërpreu aksesin në eksportet e saj të gazit natyror në disa ekonomi të Ballkanit Perëndimor, duke ngritur shqetësime për stabilitetin e energjisë brenda vendeve.

Shtrëngimi i kushteve globale të financimit ka kufizuar disponueshmërinë e financimit të jashtëm për rajonin. Rritja e kostove të huamarrjes, si dhe subvencionet për ushqimet dhe kontrollin e çmimeve të energjisë (Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi), po rrisin presionin mbi borxhin publik dhe kostot e shërbimit të tij, të cilat tashmë janë të larta.

Rritja potenciale në rajon mbetet e kufizuar nga nevoja për reforma strukturore për të rritur produktivitetin, rritja e konkurrencës dhe investimet në kapitalin njerëzor dhe forcimin e qeverisjes.

Në periudhën afatmesme, Plani Ekonomik dhe i investimeve i BE-së i miratuar së fundmi për Ballkanin Perëndimori do të mobilizojë fonde për të mbështetur konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Gjithashtu tranzicioni i gjelbër dhe ai dixhital, pritet të mbështesin përpjekjet për reforma. Megjithatë, pasiguria politike në rritje në rajon mund të çojë në vonesa në progresin e reformave pasi ngërçet e brendshme pengojnë përthithjen efikase të fondeve dhe krijojnë vonesa në zbatimin e reformave (Bosnjë dhe Hercegovinë, Mali i Zi dhe Maqedoninë e Veriut).

Aktiviteti ekonomik do të mbetet në nivele shumë të ulëta dhe përgjatë vitit të ardhshëm. Lufta po vijon të dobësojë ekonominë globale nëpërmjet ndërprerjeve të konsiderueshme në tregti dhe goditjeve në çmimet e ushqimeve dhe karburanteve. Të gjitha së bashku po kontribuojnë në rritjen e inflacionit dhe shtrëngimit pasues të kushteve të financimit në tregjet botërore.

Aktiviteti ekonomik në eurozonë, që është partneri më i madh ekonomik për tregjet e reja dhe ekonomitë në zhvillim (EMDE) të rajonit të Europës dhe Azinë Qendrore, është përkeqësuar ndjeshëm në gjysmën e dytë të vitit 2022, për shkak të problemeve në zinxhirët e furnizimit, rritjes së tensioneve financiare dhe rënies së besimit të konsumatorëve dhe biznesit. Megjithatë, pasojat më të rënda nga pushtimi janë rritja e çmimeve të energjisë si rezultat i reduktimeve të mëdha në furnizimin me energji nga Rusia.

Rishikimi me ulje i normave të parashikuara të rritjes për vitin 2023 prekin një pjesë të madhe të EMDE-ve të Europës dhe Azisë Qendrore për shkak të nivelit të lartë të pasigurisë që dominon perspektivën rajonale.

Zgjatja apo intensifikimi i mëtejshëm i luftës mund të shkaktojë dëme ekonomike dhe mjedisore edhe më të mëdha si dhe rrit mundësinë për fragmentizim të tregtisë dhe investimeve ndërkombëtare. Rreziku i stresit financiar mbetet gjithashtu i lartë, duke pasur parasysh nivelet e larta të borxhit dhe inflacionit./ Monitor

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot