Banka Botërore: Shqipëria ngjit dy shkallë në klasifikimin e “Të bësh biznes 2019”

Banka Botërore: Shqipëria ngjit dy shkallë në klasifikimin e “Të bësh biznes 2019”

Foto ilustruese

Sipas raportit të Grupit të Bankës Botërore “Të bësh biznes 2019, trajnim për reformë”, të publikuar sot, Shqipëria është ngjitur në vendin e 63-të të klasifikimit botëror, duke lëvizur me dy vende krahasuar me një vit më parë.

Shkak për këtë vlerësim është fakti që vendi ynë ka kryer një reform,e  cila ka bërë më të lehtë zbatimin e kontratave përmes amendimit të Kodit të Procedurës Civile për vendosjen e procedurave më të thjeshta për ankesa të vogla, si dhe duke futur afate kohore për disa procese gjyqësore.

Ekonomitë e rajonit të Evropës Juglindore performojnë më mirë në treguesit e regjistrimit të pasurisë dhe mbrojtjes së investitorëve të vegjël. Megjithatë, rajoni vazhdon të mos performojë siç duhet sa i përket marrjes së energjisë elektrike.

Megjithatë, sipas raportit, Shqipëria mbetet e parafundit në rajon, duke lënë pas vetëm Bosnjë Hercegovinën (në vend të 89). E para në rajon mbetet Maqedonia, që renditet e dhjeta në botë. Kosova ka bërë një përparim të dukshëm, duke u renditur në vendin e 44, ku përmirësimet më të mëdha janë në lejet e ndërtimit, pagimin e taksave dhe tregtinë përtej kufijve. Serbia është në vend të 48 dhe Mali i Zi në të 50-n.

Treguesit ku Shqipëria është më keq janë marrja e lejeve të ndërtimit, në vend të 151 në botë; sigurimi i energjisë elektrike në vend të 144 dhe pagimi i taksave, në vend të 122. Treguesi më pozitiv është mbrojtja e të drejtave të minoriteteve e 26, tregtia përtej kufijve e 24-a dhe zgjidhja e paaftësisë paguese e 39-a.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale