Agresioni ushtarak në Ukrainë, kërcënon ekonominë dhe perspektivën për uljen e varfërisë gjatë vitit 2022. Ekspertët e Bankës Botërore në raportin e fundit të titulluar “Lufta në Rajon”, ku ku ulin pritshmëritë për rikuperimin e mëtejshëm ekonomik të Evropës pas pandemisë.
Për Shqipërinë, Banka Botërore uli me 0.6% parashikimet për rritjen ekonomike, duke shkuar në nga 3.8 në 3.2%, aq sa e parashikon edhe Banka e Shqipërisë. Me rritjen më të ulët nga vendet e rajonit renditet Maqedonia e Veriut me 2.1%, ndërsa më të lartën e ka Kosova me 3.9%.
Situata sipas raportit është tepër e pasigurt dhe rreziqet negative janë shtuar, pasi lufta në Ukrainë dhe sanksionet e vazhdueshme ndaj Rusisë mund të shkaktojnë rritje të vazhdueshme të çmimit të energjisë elektrike dhe ushqimeve. Kjo rritje e fortë e inflacionit sipas Bankës Botërore do të zvogëlojë fuqinë blerëse dhe do ulë konsumin e familjeve.
“Lufta në Ukrainë mund rrisë më tej inflacionin, prishja e zinxhirit të ofertës, shqetësojnë tregjet financiare dhe zbehin perspektivat e rritjes ekonomike të Shqipërisë”, thuhet në raportin e BB.
Nga ana tjetër ekspertët e Bankës Botërore thonë se tregu i punës do të njohë një ngadalësim që do të zvogëlojë edhe mundësinë për uljen e varfërisë këtë vit.
Ndërkohë pritet që shpenzimet e qeverisë të vazhdojnë të jenë të larta në mënyrë që të garantojë furnizim me energji përmes importeve. Po ashtu rrezik për rritjen ekonomike janë edhe variantet e reja të COVID-19, që mund të diktojnë masa të tjera kufizuese.
RRITJA EKONOMIKE NË RAJON
Kosovë 3.9% ose 0.2% më pak
Mali i Zi 3.6% ose 2% më pak
Shqipëri 3.2% ose -0.6% më pak
Serbia 3.2% ose 1.3% më pak
Maqedoni e Veriut 2.1% ose 1% më pak
Komente

