Banka e Shqipërisë: Sërish
në rënie treguesi i ndjesisë

Banka e Shqipërisë: Sërish<br />në rënie treguesi i ndjesisë
TIRANE - Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) shënoi nivelin 82.4 në tremujorin e dytë të vitit 2013, në rënie me rreth 6.2 pikë përqindjeje, bëri të ditur Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të Besimit mbi Individët dhe Konsumatorët, T II, 2013. Sipas BSH, niveli aktual i TNE-së qëndron rreth 17.6 pikë përqindje nën mesataren afatgjatë. Përkeqësimi i treguesit të ndjesisë ekonomike në këtë periudhë u ndikua kryesisht nga rënia e besimit në sektorin e shërbimeve.

Në të njëjtin drejtim, por në një masë më të vogël, ndikoi dhe rënia e besimit në sektorin e industrisë dhe atë të ndërtimit. Nga ana tjetër, përmirësimi i shënuar në treguesin e besimit të konsumatorit kontribuoi pozitivisht në treguesin e përgjithshëm për ekonominë.

Pas përmirësimit të ndjeshëm (+17.3 pikë përqindje) të shënuar një tremujor më parë, treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit shënoi rënie me rreth 6.0 pikë përqindjeje në tremujorin e dytë të vitit 2013. Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) shënoi rënie me rreth 13.9 pikë përqindjeje në tremujorin e dytë të vitit 2013.

Kurse besimi i konsumatorëve është përmirësuar në tremujorin e dytë të vitit 2013, për të dytin tremujor radhazi. Treguesi i besimit të tyre shënoi rritje me 5.7 pikë përqindje, duke u pozicionuar mbi mesataren historike të këtij treguesi.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 16.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike