Banka e Shqipërisë firmos marrëveshjen për mbrojtjen nga falsifikimi të Euro

Foto ilustruese

Banka e Shqipërisë dhe Banka Qendrore Evropiane nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e informacionit në fushën e mbrojtës se kartëmonedhës euro nga falsifikimi.

Kjo marrëveshje synon të rregullojë dhe të lehtësojë procedurat e bashkëpunimit midis dy autoriteteve qendrore në fushën e mbrojtjes nga falsifikimi i kartëmonedhave euro, në territorin e vendit tonë. Marrëveshja standardizon informacionin teknik ne funksion te përforcimit të kapacitete teknike për monitorimin dhe parandalimin e falsifikimit te kartëmonedhave euro në Shqipëri.

Ndërkohë, Banka Qendrore Evropiane do të mundësojë informacione me specifikime e të dhëna të përfituara nga analiza teknike të kartëmonedhave euro të falsifikuara, të zbuluara në Evropë dhe jo vetëm.

Guvernatori Sejko vlerëson se ky bashkëpunim është mjaft i rëndësishëm për intensifikimin e shkëmbimit të informacionit, opinioneve dhe ekspertizës në fushën e falsifikimit të euros.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se premtimet e programit të qeverisë Rama 3 do të realizohen?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Prej 9 muajsh dyshohej se u dogj në makinën e tij në Pukë, gjendet gjallë biznesmeni italian që ngriti në këmbë autoritetet e dy vendeve! U largua ilegalisht nga Hani i Hotit