/ATSH-E,Xhajanka/- Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë do të diskutojë të mërkurën mbi politikën monetare të BSH-së si dhe pritet të marrë vendimin për ndryshimin ose jo të normës bazë të interesit për lekun.
Norma bazë e interesit, ose çmimi i mbajtjes së parasë, është norma e përcaktuar nga BSH-ja që mban inflacionin brenda kufijve të parashikuar nga Banka Qendrore.
Kjo normë luan rolin e instrumentit kryesor, për të përçuar sinjalet e politikës monetare në ekonomi. Aktualisht, norma bazë e interesit për lekun është 2.50 pikë përqind, rekord historik i nivelit më të ulët të normës bazë të interesit në Shqipëri.
/Shqiptarja.com