/ATSH/ - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) feston sot 15-vjetorin e themelimit të saj, ku do të prezantojë arritjet kryesore në zhvillimin e deritanishëm të saj, si dhe të sistemit financiar në tërësi.
BQK gjatë këtyre viteve është kritikuar nga ekspertët, të cilët thonë se ka plotësuar shumë kërkesa të bankave, por nuk i ka detyruar këto të fundit t'i ulin kamatat.
BQK sot do të mbajë një konferencë për media, ku do të shtjellohen edhe drejtimet kyçe strategjike të BQK-së për të ardhmen afatmesme.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë kryesuesit e institucioneve më të larta shtetërore dhe udhëheqësit e institucioneve financiare të vendit.
Po ashtu, pjesëmarrës do të jenë edhe përfaqësues të qeverive dhe institucioneve të huaja të akredituara në Republikën e Kosovës.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës pasardhëse e Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës, është subjekt juridik publik bazuar në nenet 11 dhe 140 të Kushtetutës dhe të dispozitave të këtij ligji, që ka autonomi administrative, financiare dhe menaxhuese.
BQK drejtohet nga Bedri Hamza, ish-ministër i Financave, i cili dha dorëheqjen nga posti i tij, me arsyetimin për shkaqe familjare, por në të vërtetë ishte gara për guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës. Opozita dhe shoqëria civile nuk e mbështetën zgjedhjen e tij. /Kosovapress/
/Shqiptarja.com