Bankat ‘dorështrënguar’ nga kriza, refuzojnë 18% të aplikimeve për kredi! Inflacioni rrezikon këstet, bie cilësia e huave

Bankat tregtare po tregohen gjithnjë e më të kujdesshme në dhënien e kredisë si për bizneset ashtu edhe për qytetarët. Për këtë arsye kanë shtrënguar kushtet e kreditimit, duke caktuar më shumë kritere dhe duke rritur kërkesën për kolateral që të jepnin hua.

Por nga ana tjetër kanë shtuar numrin e refuzimeve për dhënie kredie. Sipas Bankës së Shqipërisë 18.1% e kërkesave për kredi në gjashtëmujorin e parë të vitit janë refuzuar me një rritje prej 2% në raport me një vit më parë. Në total nga janari në qershor u regjistruan 66.025 aplikime për kredi, ku 60,249 aplikime ishin nga individët dhe pjesa tjetër bizneset.

Si pasojë e krizës së çmimeve dhe paqëndrueshmërisë në tregjet e huaja, bankat për herë të parë thonë se ka rrezik për rritje të normave të interesit pas  rritjes së normës bazë nga Banka e Shqipërisë, dhe se është shtuar frika e dobësimit të aftësisë paguese të bizneseve dhe individëve.

Sipas raportit kriza e inflacionit ka nisur të ndikojë në xhepin e kredimarrësve, pasi në tremujorin e dytë të këtij viti (prill-maj-qershor), cilësia e kredisë shënoi një rënie të lehtë, proces që lidhet me zhvillimet që pasuan nisjen e luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Presionet e larta inflacioniste, shtrëngimi i kushteve të financimit dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike, mund të përcillen në bilancet e agjentëve të ekonomisë dhe të kontribuojnë në rritjen e kredive me probleme në afatin e mesëm”, thuhet në raport.

Si pasojë e kostove të rritura prej inflacionit, banka thotë se kreditë me probleme kanë ngadalësuar rënien pas luftës.

“Deri në fund të qershorit 2022, fluksi i kredive të reja me probleme ishte sa 1.8% e kredive të rregullta, me një rritje të lehtë kundrejt gjashtëmujorit të dytë të vitit 2021”, vijon më tej raporti.

Në fund të muajit korrik kreditë me probleme kanë zbritur në 5.2%.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion