Bankers gjelbëron Patos-Marinzën në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit! Objektivi është një brez i gjelbër në zonë

Në ditën ndërkombëtare të mjedisit, kompania Bankers Petroleum Albania në bashkëpunim me Shoqatën Mjedisore Zharrza kanë mbjellë dhjetëra pemë pranë fushës naftë-mbajtëse Patos-Marinëz. Drejtues dhe punonjës të Bankers u janë bashkuar vullnetarëve të Shoqatës në kuadër të nismës për të ndërtuar një brez të gjelbër përreth kësaj zone.

“Dita Ndërkombëtare e Mjedisit ka qenë gjithmonë e rëndësishme për Bankers si një kompani e fokusuar në zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj fushe. Përvec kujdesit që në tregojmë për mjedisin gjatë operacioneve tona hidrokarbure të përditshme, në këtë ditë ne organizojmë aktivitete të ndryshme në rajonin e Fierit. Këtë vit ne u jemi bashkuar vullnetarëve të Shoqatës Mjedisore Zharrza në mbjelljen e pemëve përreth Marinzës. Ne kemi zhvilluar një projekt të përbashkët me ta për mbjelljen e pemëve përgjatë gjithë fshatrave të zonës sonë të operimit si pjesë strategjisë sonë për të përmirësuar vazhdimisht mjedisin”, tha në prononcim Luntao Chen, Nëndrejtor për Zhvillimin e Kërkimit të Naftës.

Drejtuesi i Shoqatës, Qani Rredhi tregon se prej vitesh kanë ngritur një projekt të përbashkët me kompaninë Bankers për të ngritur një brez të gjelbër përreth 35 km që rrethon zonën e Patos-Marinzës duke mundësuar kështu përmirësimin e mjedisit dhe të ajrit për të gjithë banorët që jetojnë në fshatrat përreth.

“Sot në kuadër të ditës ndërkombëtare të mjedisit po bëjmë mbjelljet e fundit të plepit. Është një projekt i nisur që në 2020. Ideja e këtij projekti financuar nga kompania është krijimi i një brezi të gjelbër në fushën naftë-mbajtëse të Patos-Marinzës. Janë 35 km rrugë, ne kemi mbjellë 13 km. Mendojmë që ky projekt të jetë në vazhdim”,  tha Kryetari i Shoqatës Mjedisore Zharrza, Qani Rredhi.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 17 minuta të çuditshme, Roma fiton 1-2 kundër Udineses! Debutim i hidhur për Cannavaron

VIDEO/ 17 minuta të çuditshme, Roma fiton 1-2 kundër Udineses! Debutim i hidhur për Cannavaron