Një mjet i tipit Fiat është përfshirë nga flakët ditën e sotme, 23 prill, në vendin e quajtur kthesa e Grecallisë në Fier.
Në vendngjarje ka shkuar një zjarrfikëse, e cila bëri të mundur shuarjen e flakëve. Siç shihet edhe në këto pamje që sjell Report Tv, mjeti është shkrumbuar totalisht.
Dyshohet se shkak për përfshirjen e mjetit nga flakët është bërë një defekt në impantin e gazit. Drejtuesi i mjetit, A.M., ka shpëtuar mrekullisht.
Policia po vazhdon hetimet e mëtejshme për zbardhjen e shkaqeve.
Komento