Bankers padit në prokurori për vjedhje ish-menaxherin e marrëdhënieve në komunitet, Adriatik Golemaj

Bankers Petroleum Albania ka ngritur akuza në Prokurorinë e Fierit kundër ish-punonjësit të saj, Adriatik Golemi, i cili ka mbajtur pozicionin e Menaxherit të Marrëdhënieve me Komunitetin. Burime në Prokurorinë e Fierit bëjnë të ditur për Report Tv dhe Shqiptarja.com se Golemaj është akuzuar nga kompania Bankers se ka abuzuar me detyrën duke kryer veprën penale të vjedhjes së fondeve të gjeneruara nga Bankers për projektet e komunitetit. Duke abuzuar me detyrën, sipas Bankers ky punonjës personalisht përzgjodhi individë ose kompani të përcaktuara për të ofruar shërbime për Bankers Petroleum Albania me qëllim përfitimin personal të fondeve të përcaktuara nga kompania për projektet që ai administroi.

Bankers Petroleum Albania shprehet se ka mbështetur banorët lokalë dhe komunitetet përmes projekteve të Ndryshme për SME-te dhe Bujqësinë, duke siguruar grante të drejtpërdrejta për banorët e zonës ku operon. Programet kryesore ishin grante për SME, Programet e Bujqësisë, investimet për rindërtimin dhe rehabilitimin e shkollave, objekteve Shëndetësore, parqe, rrugë, etj. Golemaj, sipas akuzës së Bankers Petroleum ka abuzuar në projekte të ndryshme, të tilla si mbjelljen e pemëve, grantet për projekte bujqësore dhe SME-të, ndërtimin e rrugëve. Vlera e dëmeve, sipas Bankers Petroleum arrin në rreth 670 mijë dollarë ose 75 milionë lekë. Abuzimet e zbuluara deri më tani, gjithmonë sipas Bankers i përkasin një periudhe 2 vjeçare 2016-2018.

 1. Në dy vjet, 2016-2017, Bankers Petroleum Albania thotë se investoi rreth 20 milionë lekë për të përmirësuar mjedisin në zonën e tij operacionale duke financuar mbjelljen e pemëve të rreth 13 ha sipërfaqe pyjore në fshatin Sheqishte, Zharrez. Pas auditimeve të kryera, sipas akuzës së Bankers rezulton se nuk ka as pemë të mbjella në këtë zonë dhe as dokumente që mund të verifikojnë punimet e kryera për këtë investim të madh.

2. Gjatë viteve 2017-2018, Bankers vijon më tej duke thënë se investoi rreth 350 mijë dollarë në një projekt bujqësor, në kompaninë e Bio-Green e cila mori fondet si një grant për ndërtimin e serave izraelite në një sipërfaqe 1.4 ha. Kjo kompani u shpall fituese në vitin 2017, mes një numri aplikimesh të tjera, megjithëse nuk kishte përvojë, pasi u krijua dhe u regjistrua vetëm 1 muaj para se të zgjidhej fituesi. Ajo që shton më shumë dyshimin, sipas akuzës së Bankers është fakti se bashkëpronarët e saj ishin dy të afërm të ngushtë të dy ish-punonjësve të Departamentit të Marrëdhënieve me Komunitetin.

Në vitin 2017, kjo kompani (Bio Green) mori 190,000 dollarë nga kompania thotë Bankers për një serë prej 1 hektarësh, ndërsa një vit më vonë mori një tjetër grant, 154,000 USD për një serë prej 4800m2. Bio-Green përfitoi gjithashtu, sipas akuzës së Bankers nga fondet e AZHBR në 2018 për një sipërfaqe prej rreth 7000 ha, por granti i marrë nga shteti ishte 9.3 milion lekë. Duke marrë parasysh faktin se granti i dhënë nga shteti shqiptar, ku zona e projektit shtetëror është më e madhe se zona e projektit financuar nga Bankers dhe për më tepër çmimi i shtetit është shumë më i ulët se kostoja e projektit Bankers, ka indikacione të qarta, akuzon Bankers për abuzim të fondeve të ndërmarrjeve nga punonjësit që i administroi ato.

Për më tepër, BPAL subvencionoi në të njëjtën periudhë një biznes tjetër serash, ECO MAT sh.p.k, i cili u pagua 3.9 milionë lekë për materiale për ndërtimin e një serë prej 4500 m2. Në krahasimin e grantit të dhënë BIO-GREEN sh.p.k për projektin e serës 4800 m2, në shumën prej 154,000 USD sipas akuzës së Bankers tregohet qartë qëllimi për të abuzuar me fondet e kompanisë BPAL, pasi sipërfaqja e serës është pothuajse e njëjtë ndërsa vlera e paguar për ndërtimin e serrës 4800 m2 është pothuajse katër herë më e lartë se vlera e paguar për ndërtimin e serrës Eco Mat prej 4500 m2.

3. Duke filluar nga viti 2016, BPAL ka filluar dhënien e granteve për individë dhe biznese me qëllim të rritjes së punësimit dhe mundësive të vetëpunësimit për banorët në zonën e Patos-Marinzes. Kriteret për aplikantët u vendosën nga kompania BPAL, ndërsa vlerësimi i aplikimeve u bë nga disa ekspertë të pavarur. Gjatë vitit 2017-2018 kompania ka ofruar grante për 13 individë, por vetëm 4 prej tyre janë në banorë të Patos-Marinzes. Të tjerët, sipas akuzës së Bankers Petroleum janë lidhje familjare dhe sociale të ish-punonjësve të Marrëdhënieve me Komunitetin të cilët banojnë jashtë kësaj zone.

4. Gjatë veprimtarisë së saj, BPAL ka realizuar edhe projekte për të përmirësuar infrastrukturën publike, si pjesë e angazhimit shoqëror të shoqërisë në kontekstin e përmirësimit të kushteve të jetës së komuniteteve që jetojnë në zonën Patos-Marinza.

-Në vitin 2018, BPAL implementoi projekte me Bashkinë Fier, Patos dhe Roskovec. Projektet e implementuara janë bashkëpunim i ndërsjellë ndërmjet kompanisë dhe bashkive, të cilat prezantuan projekte në kompani për financim. Një nga projektet e zbatuara gjatë këtij viti ishte rikonstruksioni i rrugës së varrezave në fshatin Marinez, Bashkia e Roskovecit. Punimet për rindërtimin e rrugës janë realizuar nga bashkëpunëtori ASI-2A. Sh.p.k. në vlerën totale prej rreth 10 milion lekë. Ky fond është përdorur për ndriçim, punime rrugore, trotuar dhe kanalizime për ujë të bardhë.

Por, nga ana tjetër, Bankers thotë se Bashkia Roskovec investoi gjithashtu në këtë rrugë shumën prej 16.8 milion lekë, e cila përfshinte asfaltimin, trotuarin dhe ndriçimin. Siç dallohet qartë nga përshkrimi i faturave që Bankers ka marrë nga kontraktori, sipas akuzës së kompanisë Bankers ka një mbivendosje të punimeve të bëra për këtë projekt. Sipas akuzës së Bankers punimet e ndërtimit të kryera nga Bashkia e Roskovecit për këtë projekt (ndriçimi, trotuari dhe punimet rrugore) janë faturuar edhe nga kontraktori ASI-2A. sh.pk për kompaninë BPAL. Po sipas akuzës së Bankers, përzgjedhja e projektit, ndërmarrja e ndërtimit dhe monitorimi dhe paraqitja e punimeve u krye ekskluzivisht nga drejtuesi i departamentit Adriatik Golemaj.

-Në Dhjetor 2018, Bankers gjeneroi fonde për projektin "Ndriçimi Rrugor i fshatit Jagodine" në vlerën prej rreth 2.55 milionë lekë. Por Bashkia e Roskovecit ka njoftuar në adresën e saj në internet, fillimin e punimeve për ndërtimin e kësaj rruge më 01.11.2018. Sipas këtij njoftimi, Bashkia kishte parashikuar ndërtimin e plotë të kësaj rruge me fondet e veta. Kjo tregon që punimet e deklaruara në Bankers për këtë ndriçim rrugor nga kontraktori ASI-2A, sipas akuzës së Bankers nuk janë realizuar dhe faturimi është fiktiv. Edhe në këtë rast, përzgjedhja e projektit, përzgjedhja e ndërtuesit dhe monitorimi dhe paraqitja e punimeve sipas akuzës së Bankers Petroleum u krye ekskluzivisht nga drejtuesi i departamentit Adriatik Golemaj. I takon tani prokurorisë dhe gjykatës të shqyrtojnë akuzat e paraqitura nga Bankers Petroleum.

 Ish-menaxherin e marrëdhënieve në komunitet, Adriatik Golemaj

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 27/03/2020 19:28

    Bankers duhet te shporret nga shqiperia...toka jone nuk i duron dot cibanet e huaj....

    Përgjigju
    • Ai atje: 28/03/2020 10:39

      Prandaj edhe duhet ti vidhet investimi, e te shkoje ne xhepat e hajduteve te kollarisur? Dakord, Bankers dhe te tjera kompani te ngjashme jane duke vjedhur me bekimin e politikaneve shqiptare, por kjo nuk i jep te drejte askujt te vjedhe nga vjedhesi, perndryshe te gjithe jane hajdute. Apo jo Ana?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare