Bankers rrit me 20% prodhimin e naftes

Bankers rrit me 20% prodhimin e naftes

Bankers Petroleum Albania Ltd prezanton rezultatet e saj financiare dhe operacionale per gjysmën e parë të vitit 2019.

“Gjysma e pare e vitit ishte sfiduese per kompanine. Ne vezhguam tregjet e paqendrueshme dhe konkurruese te naftes se rende dhe mbajtem qendrueshmeri si biznes. Ne te njejten kohe, kemi qene ne gjendje te rrisnim prodhimin e naftes se paperpunuar dhe te ardhurat ” komentoi Presidenti dhe Shefi Ekzekutiv i Bankers, Xingyun Sun.

Prodhimi

Ne gjysmen e pare te vitit, Bankers arriti nje mesatare prodhimi prej 15,059 fuci nafte ne dite (bopd) ose 18% me shume krahasuar me gjysmen e pare te vitit 2018 qe ishte 12,746 fuci nafte ne dite. Gjate gjysmes se pare te vitit 2019, kompania vazhdoi te optimizoje nivelet aktuale te prodhimit dhe te monitoroje kthimin ekonomik te te gjitha puseve ne perputhje me cmimet aktuale te naftes.

Te dhenat e fundit mbi shpimet

Bankers operoi me 3 sonda dhe shpoi 49 puse te reja gjate gjysmes se pare te 2019. Kjo do te thote se u shpuan 35 puse te reja me shume ne krahasim me 14 puse te reja te shpuara ne gjysmen e pare te 2018. Sipas programit vjetor te punes dhe buxhetit, ne gjysmen e dyte te 2019 eshte planifikuar te shpohen 38 puse te tjera te reja.

Sa i perket metodes se polimerit, ne gjysmen e pare te 2019 u konvertuan dhe perfunduan 13 puse ne krahasim me 10 puse qe u realizuan per te njejten periudhe te 2018. Transformimi i 11 puseve te mbetura jane planifikuar te zbatohen ne TM3 te 2019. Duke bere krahasimin, transformimi total vjetor i polimerit eshte perkatesisht 24 ne 2019 dhe 21 per 2018.

Stimulimi ciklik i avullit do te behet ne 3-4 puse ekzistuese pergjate gjysmes se dyte te vitit.

 

Zhvillimi i Infrastruktures

Ne gjysmen e pare te vitit 2019, Bankers u fokusua ne perfundimin e projekteve ekzistuese qe do te ndihmonin ne optimizimin e operacioneve dhe arritjen e kursimeve shtese te kostos.

Kompania vazhdoi ndertimin e tubacioneve ne fushen e naftes se Patos-Marinzes per te reduktuar botet e naftes ne kete fushe. Me shume projekte te tubacionit po zhvillohen.

Bankers ka perfunduar sistemet kryesore te djegies ne ajer per shumicen e Shesheve per te reduktuar emetimet dhe eshte ne fazen fillestare te impiantit te trajtimit te ujit, nderkohe qe sistemi i grumbullimit te gazeve tashme ka perfunduar. Keto projekte do te bejne te mundur trajtimin me te mire te ujit te paperdorshem dhe riperdorimin e gazit te prodhuar sa me shume te jete e mundur.

Te dhenat kryesore financiare:

Per gjysmen e pare te vitit 2019, te ardhurat ishin 146 milion dollare krahasuar me 122.8 milion dollare qe ishin ne gjysmen e pare te 2018

Renta dhe tatimet e tjera qe i paguhen Qeverise Shqiptare dhe institucioneve te lidhura me te gjate gjysmes se pare te vitit 2019 ishin 27 milion dollare

Shpenzimet totale te kompanise gjate gjysmes se pare te vitit 2019 ishin 126 milion dollare prej te cilave 80% jane taksa te paguara qeverise qendrore dhe vendore si dhe pagesat per furnizuesit vendor

Taksat totale te sigurimeve shoqerore dhe te ardhurat personale te paguara llogariten ne 4 milion dollare, pasi kompania gjate gjysmes se pare te vitit 2019 rriti punesimin me 12%.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?