Bankers Petroleum mbi 7 milionë $ investime në shërbim të komunitetit në Fier

Mbi 7 milionë dollarë janë investuar në komunitet nga kompania e prodhimit të naftës Bankers Petroleum Albania. Në një aktivitet të organizuar në qytetin e Fierit Bankers ka prezantuar projektet e suksesshme në komunitet të mbështetura prej saj.

Sipërmarres të prodhimit të produkteve bujqësore që sot eksportojnë në vende europiane kanë treguar se falë mbështetjes financiare të Bankers kanë rritur ndjeshëm prodhimin dhe aftësinë konkurruese.

Përfitues të projekteve kanë qenë gjithashtu institucione të edukimit, biznese të vogla të zonës, por edhe bashkia e Fierit, Patosit e Roskovecit me të cilat janë ndërmarrë investime të përbashkëta në të mirë të komunitetit.

Zv/ Presidenti i Bankers Petroleum, Leonidha Cobo tha se pa mbështetjen e komunitetit, kompania nuk do të mund të kishte arritur sukseset e sotme.

Bankers Petroleum Albania, kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend, operon tashmë prej 15 vitesh në zonën e Patos- Marinzës. Përgjatë këtyre viteve kompania ka investuar ndjeshëm në përmirësimin e jetesës së banorëve të zonës.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asf: 04/03/2019 15:57

    aasdf

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje