MARINZE - Një ditë pasi prokuroria Fierit në bazë të analizave të disa institucioneve doli në përfundimin se shkaktarja kryesore e shpërthimeve në Marinzë është kompania “Bankers Petrolium” dhe pasi thirri për të dhënë sqarime adriministratorin shqiptar të kësaj kompanie, Leonidha Cobo, ka ardhur edhe reagimi i kompanisë.
Në një komunikatë për mediat ku kompania bën një rezyme të bilancit financiar të tremujorit të parë të këtij viti, kompania zotohet për të dytën herë se do paguajë dëmshpërblimet .
Ka qënë data 1 prill kur janë rregjistruar shpërthimet e kompanisë Bankers Petrolim e pavarisht kësaj banorët ende nuk janë dëmshpërbyer për dëmet që u janë shkaktuar.
Kjo është hera e dytë që kompania Bankers premton dëmëshpërblimet për dëmet e shkaktuara
Në lidhje me incidentin e çlirimit të dioksidit të karbonit të ndodhur në 1 Prill 2015 gjatë shpimit të një pusi horizontal, Bankers është fokusuar në dy objektiva kryesorë. Së pari, të koordinohet me zyrtarët e komunitetit lokal për të rehabilituar zonat e dëmtuara dhe për të kthyer banorët në jetën e tyre normale përmes punëve rehabilituese dhe kompensimit të çdo dëmi. Thuhet ne njoftimin e kompanisë Bankers.
Ndërkohë kompania Bankers sqaron se ka ndërmarrë një vlerësim teknik të praktikave të shpimit për të garantuar që kjo mos të ndodhë më në të ardhmen.
Sipas prokurorisë së Fierit rezultatet e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, dolën në përfundimin vlera e matur e acidit sulfurik në zonë (SO2), e tejkalon me 56. 1 % normën e Organizatës Botërore të Shëndetit, ndërsa dioksidi i azotit (NO2) masën 49 % mbi normën e OBSH-së.
Ndërkohë ministria e shëndetësisë doli në përfundimin se uji i Ujësjellësit të fshatit nuk mund të përdoret për furnizim publik.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com