Banorët e Torovicës: Të rikonstruktohet rruga

5 mijë banorë të zonës së Torovicës në Lezhë, po shkojnë drejt skamjes së plotë për shkak të mungesës së një rruge që i lidh me qendrën urbane.

Rruga ekzistuese është shkatërruar thuajse plotëisht, saqë lëvizja për në këtë zonë shmanget nga çdo lloj automjeti.

Nuk bëhet fjalë për të gjallëruar jetën ekonomike të kësaj zone, por tashmë edhe jeta e çdo të sëmuri është e rrezikuar për shkak të këtij segmenti rrugor.

Premtimet e deputetëve të maxhorances aktuale e opozitës po ashtu kanë tejkaluar çdo afat, ndërsa banorët e Torovicës vahzdojnë të kërkojnë, sepsë janë të bindur se rruga do të zgjidhte shumë prej problemeve të tyre.

Rikonstruksioni i nisur dy vite më parë për këtë rrugë e cila është 10 km e gjatë  mbeti në kilometrin e dytë dhe u ndërpre.

Bujqesia me prodhim të lartë në fushën e Torovicës tashmë ka ulur ndjeshëm rendimentin, e kjo sepse askush nuk denjon të udhëtojë nëpërmjet këtij segmenti rrugor që vetëm emrin ka të tillë. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)